LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria gati ta ndihmojë Kosovën në rast të embargos

Shqipëria gati ta ndihmojë Kosovën në rast të embargos

Gjatë takimit Gjokë Uldedaj, kryetar dhe stafi menaxhues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Tirana si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj me bashkëpunëtor vlerësuan se Shqipëria dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, do ti japin përkrahje konkrete dhe të gjithanshme Kosovës në rast të embargos eventuale të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës.

Delegacionet e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe përfaqësuesit e bizneseve nga dy vende u takuan sot në OEK dhe biseduan lidhur me çështjet aktuale ekonomike dhe drejtimet e bashkëpunimit të më tejshëm dhe u morën vesh për intensifikimin e bashkëpunimit .

Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë së Tiranës shprehën një gatishmëri të pafund për të përkrah Kosovën në të gjitha proceset ekonomike, në mënyrë që të mos ndihen efektet që mund të sjellë embargoja e mundshme.

Gjatë takimit gjithashtu është biseduar për nevojën e përgatitjes së komunitetit të biznesit Kosovar për situatën e cila do të pason pas përfundimit të arteries kryesore që lidh Kosovën me Shqipërinë, auto rrugës Durrës Merdar e cila do të mundësoj depërtimin e bizneseve kosovare në drejtim të Shqipërisë, si pasojë e infrastrukturës moderne që e zvogëlon koston e afarizmit.


U vlerësua se duhet punuar në mënjanimin e mosbesimit ende të pranishëm në bashkëpunim mes bizneseve në mes dy vendeve dhe u arrit pëlqimi që në këtë drejtim asociacionet e biznesit në vendet tona në të ardhmen duhet të angazhohen shumë më tepër.

Kryetarët Uldedaj dhe Beqaj u pajtuan që me qëllim të avancimit të bashkëpunimit sa më shpejt të hapen përfaqësitë e Odave në të dyja vendet, të cilat do të kanë për qëllim që bashkëpunimi i deritashëm të ngritet në nivel më të lartë dhe në forma moderne. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori