LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: ‘Vdekje me sy hapur’ – e mbijetuara e COVID-19 rrëfen përjetimin e pandemisë

Shqipëri: ‘Vdekje me sy hapur’ – e mbijetuara e COVID-19 rrëfen përjetimin e pandemisë

Një 45-vjeçare nga Tirana tregoi vështirësitë gjatë përballimit të sëmundjes, të cilën e quajti ‘vdekje me sy hapur’.

Virusi nuk prek vetëm shëndetin, por edhe financat e pacientit.

Gruaja e cila kërkoi të mbetej anonime, tregon se u prek nga COVID-19 më 25 korrik dhe se kishte disa simptoma, por jo shumë të qarta.


“Pastaj shkova tek mjekja e lagjes. Ajo më dha një grafi, një analizë dhe më dha direkt ilaçet. Që aty fillova,” tregon e prekura nga COVID.

Ajo tha se tamponin e ka bërë pas dy javësh kur erdhi dhe ISHP me shumë vështirësi ndërkohë që mjekimin e nisi që javën e parë prej temperaturës së lartë që kishte.

Zonja foli dhe për simptomat e virusit si dhimbja e kokës, mungesa e fuqisë apo temperatura e lartë. Ajo u shpreh e pasigurt për vendin ku mund ta ketë marrë virusin dhe tregoi se ka treguar kujdes maksimal në respektimin e protokollit të sigurisë dhe në ruajtjen e distancimit social.

Pyetur nga gazetarja e Euronews Albania se ku e kishte marrë mjekimin zonja tha se fillimisht ishte mjekuar në shtëpi.

“Javën e parë e mora në shtëpi. Pas një jave shkova në Sanatorium, mezi shkova vetë privatisht dhe pse atje nuk të linin të hyje privatisht , duhej 127 të sillte, ndërkohë që 127 s`përgjigjej asnjëherë. Doktoresha më mbajti, më bëri analizat, skanerin dhe dola me pneumoni pas COVID. Atje pastaj mora mjekimin e javës së dytë. Kam marrë 4 herë mjekim. Gjilpëra pa fund, kokrra, të gjitha që i bie që unë kam harxhuar 700 mijë lekë për këtë mjekim. Spitali nuk më mbajti, më tha vazhdoje mjekimin në shtëpi”, tha e prekura nga virusi.

Ajo u shpreh e shqetësuar për koston e mjekimit dhe tha se kishte qenë tepër e vështirë për ta përballuar. Ndërkaq pagjumësia, dhimbjet e kockave, dobësim i nervave ishin simptomat të cilat ia bënë edhe më të vështirë këtë periudhë e cila zgjati rreth 3 javë.

Gjatë gjithë kësaj kohe zonja shprehu se ka pasur shumë frikë edhe për shëndetin e familjarëve të cilët i kanë shërbyer por që sidoqoftë janë kujdesur të ndjekin të gjitha masat e sigurisë.

Nuk la pa përmendur dhe lehtësimin e gëzimin e madh që ndjeu kur mori vesh se testi përfundimtar doli negativ dhe nuk ishte më e prekur nga virusi COVID-19.

Pyetur për mënyrën se si ajo e konceptonte COVID duke qenë dhe një e prekur ajo tha se njerëzit e mendojnë si lodër ndërkohë që nuk është i tillë.

“COVID-19 është vdekje me sy hapur”,- përfundoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori