LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Buxheti për vitin 2009 arrin në 5 miliardë dollarë

Shqipëri: Buxheti për vitin 2009 arrin në 5 miliardë dollarë

Rreth 5 miliardë dollarë është shuma e buxhetit për vitin 2009, që njëherësh përfshinë buxhetin më të madh në historinë e Shqipërisë.

Duke prezantuar buxhetin për vitin 2009, Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se janë ruajtur të gjitha linjat programore të qeverisë.

Ai ka garantuar stabilitetet makroekonomik të vendit dhe rritje ekonomike që në 6 mujorin e parë të këtij viti, ishte dyshifrore. Natyrisht, rritja vjetore do të dalë përfundimtare në muajt e parë të vitit që vjen.

Kryeministri Berisha, duke u ndal në drejtimet kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm, tha se ai përqendrohet në investimet e mëdha publike, si në akset e rëndësishme rrugore. Buxheti për vitin e ardhshëm përfshinë përfundimin e autostradës Durrës-Morinë, përfundimin e autostradës Bllatë-Bulqizë, përfundimin e autostradës Korçë-Qafë Plloçë si dhe përfundimin e punimeve në rrugën Vlorë-Sarandë.


Buxheti për vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Berisha do të përqendrohet në ndërtimin e një seri rrugësh që zbresin drejt detit, nga Bërdica deri në Ksamil, si dhe në segmente të tjera të rëndësishme si dhe në ndërtimin dhe asfaltimin e qindra e qindra kilometrave rurale.

Kryeministri Berisha ka theksuar se buxheti 2009, në masën e madhe të tij, mbetet buxhet i infrastrukturës, ku, përveç akseve të rëndësishme rrugore, përqendrohet edhe në ujësjellës, impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, landfilld-et që janë në ndërtim nga Shkodra, në Sarandë, Korçë dhe të gjitha qarqet e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori