LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 896 raste të reja me coronavirus

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 896 raste të reja me coronavirus

Shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri vijojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në këtë vend thotë se në 24 orët e fundit janë zbuluar 896 raste të reja, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën.

Në katër spitalet Covid ministria thekson se janë të shtruar 309 pacientë të prekur me coronavirus, ku 20 prej tyre janë në terapi intensive dhe katër të intubuar. Listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit 514 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve 46,420, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16528
Fier 2207
Durrës 1560
Shkodër 1382
Elbasan 1322
Vlorë 1242
Lezhë 1031
Korçë 895
Berat 914
Gjirokastër 589
Dibër 447
Kukës 455.


Në Shqipëri për shkak të pandemisë së Covid-19 kanë humbur jetën 1358 persona, shumica e tyre me sëmundje të tjera shoqëruese. Tregues tjetër, i cili shihet me shqetësim është ai i rasteve aktive, të cilat aktualisht kanë kaluar mbi 28 mijë në të gjithë territorin.

Qarku më i prekur në Shqipëri është Tirana, e cila kryeson listën e qarqeve të tjera si për numrin e viktimave ashtu dhe për atë të të infektuarve. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të shmangin ato vendet, që klasifikohen si burim i mundshëm i përhapjes së epidemisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori