LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në një autobus tronditë Tiranën

Shpërthimi në një autobus tronditë Tiranën

Një sasi tritoli ka shpërthyer sot herët në mëngjes në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Policia e Tiranës njoftoi se i ishte vendosur një autobusi “Setra” në pronësi të një qytetari me iniciale E.R.


Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 4:05 nga persona ende të paidentifikuar dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/