LAJMI I FUNDIT:

Shpallen bizneset më konkurruese të rajonit të Pejës

Shpallen bizneset më konkurruese të rajonit të Pejës

Në Pejë u informuan bizneset e këtij rajoni përmes konferencës informuese për bizneset në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, që u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve pejane. Ato u informuan hollësisht rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që e bëjnë për të zhvilluar ndërmarrësin dhe për të krijuar kushte më të mira për biznesin dhe për investime.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalën e saj fillimisht shprehu përkrahjen e vazhdueshme nga institucioni të cilin e drejton ajo dhe nga mekanizmat tjerë qeveritarë për të zhvilluar edhe më tej sektorin privat në Kosovë. Ajo i potencoi edhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe qeverisjeje,duke thënë se janë ndërmarrë hapa konkret për të institucionalizuar dialogun publiko privat.


Ajo ritheksoi se qëllimi i pjesëmarrjes në këto konferenca, të cilat janë duke u organizuar në të gjitha rajonet e Kosovës, është informimi dhe bashkëbisedimi me bizneset për t’i dëgjuar sfidat me të cilat ballafaqohen ato.

Ministrja Bajrami i informoi afaristët pjesëmarrës rreth pakos së re fiskale, e cila tashmë ka hyrë në fuqi dhe se tani bizneset po i ndjejnë efektet e saj. “Është duke u përgatitur Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore, ku bizneset lirohen nga tatimi në fitim për një periudhë të caktuar gjatë investimeve të tyre”, theksoi ajo.

Ministrja Bajrami ka përkujtuar se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve për të institucionalizuar dialogun publiko privat, ku tashmë është funksional Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, dhe se koordinatore është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. “Ky Këshill është një platformë e rëndësishme për adresimin e barrierave dhe halleve të bizneseve. Në kuadër të Këshillit janë funksionalizuar grupe nga ministritë respektive për t’i shqyrtuar kërkesat e bizneseve. Të gjitha këto kërkesa adresohen tek mekanizmat përkatës institucional”, theksoi Hykmete Bajrami.

Ajo njoftoi se është finalizuar draft-ligji për Investime Strategjike, që përcakton fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës, i cili do të thjeshtëzojë procedurat për investime dhe njëkohësisht do të mundësojë negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime të reja në Kosovë.
Ajo njëkohësisht foli edhe për Skemën e Garantimit të Kredive, ku bizneset do të kenë qasje më të lehtë në financa dhe shpjegoi se kjo Skemë do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës së kredive.

Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet në projektin e unifikimit të numrave të ndryshëm të biznesor që ekzistojnë aktualisht, në mënyrë që ata të integrohen në një numër të vetëm i cili do të aplikohet në të gjitha procedurat. “Po ashtu kemi hequr disa taksa për bizneset si dhe jemi duke punuar në Ligjin për Falimentim. Jemi duke punuar po ashtu edhe në rishikimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Të gjitha këto veprime do të ndikojnë shumë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes”, tha ministrja Bajrami.

Ajo bëri me dije se në kuadër të politikave tregtare janë marrë parasysh barrierat tregtare, dhe se në kuadër të CEFTA-s ne jemi shumë aktivë për t’i zgjedhur problemet tregtare në favor të liberalizimit të tregtisë.

Po ashtu janë shpallur edhe ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Pejës:

Vendi i tretë i takoi ndërmarrjes ” Agroproduct” Sh.p.k
Vendi i dytë i takoi ndërmarrjes N.P.T. “Bakalli Metal”
Vendi i parë i takoi ndërmarrjes “Newco Trofta” L.L.C.

Pas konferencës, ministrja vizitoi ndërmarrjet e rajonit të Pejës: kompaninë “Mobile-Dekor”, që merret me mobilieri dhe kompaninë “Elsa Group”, që merret me përpunimin e mermerit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori