LAJMI I FUNDIT:

Shkup, treni godet veturën, vozitësi në rrezik për jetë

Shkup, treni godet veturën, vozitësi në rrezik për jetë

Një tren ndërkombëtar i udhëtarëve i cili qarkullon në relacionin Shkup – Prishtinë dje pasdite ka goditur në automjetin e udhëtarëve “ford fiesta”, i drejtuar nga D.S. (77) nga Shkupi, njoftoi policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi i fiestës është lënduar rëndë dhe është në rrezik jetë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 16:30 në pjesën e hekurudhës midis stacioneve hekurudhore Gjorçe Petrov dhe Vollkovë, ndërsa D.S. me ndihmë urgjente mjekësore është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”, njofton AIM.


Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekip nga SPB Shkup. Gjatë ekspertizës, nga ora 16:30 deri në orën 20:04, komunikacioni hekurudhor ka qenë në ndërprerje. /Telegrafi/