LAJMI I FUNDIT:

Shkelzen Jetishi: Prindërit më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”

Shkelzen Jetishi: Prindërit më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, në një rrëfim për emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka treguar se prindërit në fillim kishin dyshime se me muzikë mund të mbijetohej.

I lindur dhe rritur në Gjakovë, Xeni qysh në fëmijëri ka pasur një pasion të veçantë për muzikën. Ai meritat më të mëdha për zbulimin e talentit të tij në muzikë ja dedikon mësueses Lirie Dobruna.

Shkelzen Jetishi tregon se takimi i tij i parë me bashkëshorten kishte ndodhur në një kafene deri sa ishin shkollë të mesme.


Të gjitha lajmet nga Shkelzen Jetishi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkelzen Jetishi

“Jemi parë aty dhe që në shikim të parë më ka lindur një simpati ndaj saj. Jemi njoftuar dhe dalë nga dale  si çdo takim tjetër, lidhje e marrëdhënie që krijohet”, ka thënë këngëtari i njohur i muzikës popullore duke shtuar se marrja me muzikë në ato kohë ishte një sfidë e madhe.

“Muzika në atë kohë bëhej në mënyrë amatore. Në familje më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”. As Ismet Peja, as Qamili i Vogël e as të tjerët nuk kanë jetuar nga muzika pasi bënin edhe punë tjera”.

Xeni thotë se ai ishte i vendosur për të vazhduar me muzikën dhe siç tregon, edhe pas mbarimit të shërbimit të detyruar ushtarak, krahas fakultetit kishte vazhduar të merret me muzikë.

Këngëtari nga Gjakova tregon se ai kishte ëndërr të arrinte skenat ku kishte kënduar Ismet Peja.

Ai thotë se në fillimet e karrierës së tij muzikore përpunonte këngët nga Shqipëria e mesme me të cilat edhe ka korrur sukseset e para.

Njëra ndër do thotë se është kënga “Çke moj Fiti që po qanë”, pas lansimit të së cilës ai “kishte bërë emër”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori