LAJMI I FUNDIT:

Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro

Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro

Përpos përmbytjeve dhe dëmeve të tjera që shkaktuan reshjet e fundjavës, ato ndikuan edhe në rritjen e nivelit në Kaskadën e Drinit. Si rrjedhojë, Shqipëria kurseu rreth 20 milionë euro dhe sot ka mundësinë të depozitojë edhe një sasi të vogël energjie në Kosovë.

Thënë thjesht, reshjet e dendura të fundjavës mbushën hidrocentralet dhe kursyen shumë para, që në të kundërt do të ishin shpenzuar për importe. Kjo vlerë llogaritet në miliona euro, me çmimet aktuale të tregut.

Niveli i digës matet në lartësinë mbi nivelin e detit, por thelbi është se sa më shumë ujë në liqene, aq edhe më shumë energji në dispozicion, e quajtur rezervë. Rezerva energjetike në datën 14 Shtator ishte 435 GWh, apo gati sa 1 muaj konsum. Pas shirave intensivë të fundjavës, kjo rezervë shkoi në rreth 485 GWh, ndërsa sot është rreth 471 GWh.


Gjatë ditëve të fundit, çmimi i energjisë në bursën hungareze ishte mesatarisht 390 euro për njësi. Në kaskadën e Drinit brenda pak ditësh u shtuan 50 GWh, pa llogaritur pjesën që shkoi për të prodhuar energji elektrike. Në total, shiu i dhuroi Shqipërisë mbi 20 milionë euro.

Sot, KESH po prodhon të gjithë energjinë e kërkuar për konsum në vend, pa nevojë për import, ndërsa po depozitohen në Kosovë edhe 560 MWh, sasi e barabartë me 1 orë konsum në vendin fqinj, që vuan nga ndërprerjet e energjisë.

Por, duke filluar nga 21 Shtatori deri në fillim të javës së ardhshme, KESH do të shfrytëzojë energjinë e blerë në ankand ditën e hënë. Kjo për t’i dhënë edhe një frymëmarrje më të madhe kaskadës, në pritje të reshjeve të radhës.

Për këto 5 ditë energji, kompania shpenzoi 10,2 milionë euro, duke blerë me një çmim mesatar prej 435 eurosh për megavatorë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori