LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamje të reja, Rusia ka rritur kapacitetet ushtarake në kufi me Ukrainën

Shfaqen pamje të reja, Rusia ka rritur kapacitetet ushtarake në kufi me Ukrainën

Imazhet më të fundit satelitore të kompanisë private amerikane tregojnë se Rusia ende po grumbullon forcat e saj në Krimenë e aneksuar dhe në kufi me Ukrainën, ndërsa Moska në të njëjtën kohë po ushtron presion ndaj Shteteve të Bashkuara për të rënë dakord rreth garancive të sigurisë.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte pamjet e fundit të Maxar Technologies. Kremlini ka thënë vazhdimisht se rezervon të drejtën për të vendosur forcat e veta ushtarake në territorin rus sipas dëshirës dhe akuzon vendet perëndimore për kryerjen e manovrave ushtarake provokuese pranë kufijve të tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, “po vendos trupat në territorin e saj për shkak të veprimeve armiqësore të rivalëve në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilët po kryejnë manovra shumë ambicioze pranë kufijve tanë”, raporton reuters.


Imazhet satelitore nga 13 dhjetori tregojnë një bazë në Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, plot me automjete të blinduara dhe tanke. Maxar e filmoi atë bazë në tetor dhe ishte bosh.

Sipas Maxer, aktivitetet janë intensifikuar në tre lokacione në Krime dhe pesë lokacione në Rusinë perëndimore.

Presidenti i SHBA-s137, Joe Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë kanë akuzuar Moskën se po shqyrton një sulm ndaj Ukrainës që në muajin janar, por Rusia e ka hedhur poshtë me forcë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori