Me kërkesë të Serbisë, në ndeshjen Zvicër-Serbi ishte ndaluar futja në stadium e çdo simboli me të cilin identifikohen shqiptarët. Por, tifozët serbë kishin veshur fanella me portretin e kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Aty nuk kishin munguar as thirrjet “Vrisni! Preni! Që shqiptarët të mos ekzistojnë!”, si dhe “Vrisni kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”.
Kështu shkruan në komentin e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ka reaguar pas deklarimeve të Mustafa Nanos i cili hodhi dilema në patriotizmin e futbollistëve kosovare Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Ishin pikërisht këta dy djem që dhanë golat kundër Serbisë e që bënë simbolin e shqiponjës.
Për Sherifin, Mustafa Nano është shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të ideve të përpiluara në Beograd.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Sherifit:
Plagjiatura e Mustafa Nanos është propagandë neveritëse!
Për të gjithë njohësit e futbollit në Ballkan, është e pakontestueshme se interpretimi i ndeshjeve sportive nga këndvështrimi racist është karakteristikë e eksponentëve të shtetit serb. Duke qenë në dijeni të plotë se në ekipin e Kombëtares zvicerane të futbollit kishin futbollistë me origjinë shqiptare, kroate dhe boshnjake shteti serb ndërmori një varg operacionesh për të koordinuar punët që të tregonin superioritetin e tyre sidomos në këtë kontekst.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, u premtoi 10 milionë euro futbollistëve në rast se do të fitonin ndeshjen kundër ekipit të Zvicrës, ndërsa Qeveria e Serbisë mbuloi shpenzimet e mijëra tifozëve serbë që të ishin pjesëmarrës në këtë ndeshje të shpallur si “historike”.
Me kërkesë të Serbisë u ndalua të futej në stadium çfarëdo simboli me të cilin identifikohen shqiptarët, sepse për logjikën e tyre çdo gjë shqiptare konsiderohet “provokacija” (term serb për provokimin). Propaganda serbe disa ditë rresht para ndeshjes nuk pushoi së propaganduari se gjoja futbollistët me origjinë shqiptare do të provokojnë serbët.
Çka ndodhi në të vërtetë në ditën e ndeshjes?
Të gjithë ata që dëshironin të shihnin realitetin e kësaj maskarade patën mundësi t’i shohin provokimet më të rënda raciste dhe gjenocidare të orkestruara nga Beogradi. Në stadium tifozët serbë ishin veshur me fanella që kishin portretin e kriminelit serbë Ratko Mlladiq, i cili është dënuar për gjenocid kundër boshnjakëve. Tifozët vazhdimisht brohorisnin slogane gjenocidare: “Ubij! Zakolji! Da shqiptar ne postoi”! (Vra! Pre! Që shqiptarë të mos ekzistojë) dhe “Ubij Hrvata! Da shqiptar nema brata”! (Vra kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla!)
Asgjë nga këto ngjarje të tmerrshme nuk i kishte parë apo dëgjuar “analisti” Mustafa Nano!!! Përkundrazi, i maskuar prapa rolit të “analistit”, Mustafa Nano përsëritë tekstualisht të gjitha akuzat që Serbia u ka bërë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Mirëpo, atë që e karakterizoi Mustafa Nanon në këtë situatë ka të bëjë me faktin se ai i fshehu burimet e “argumenteve” të tija, duke shpresuar se opinioni publik shqiptar nuk do ta vërejë se ishte shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të ideve të përpiluara në Beograd!
Emisioni i Mustafa Nanos me emër serb “provokacija”, i transmetuar për opinionin publik shqiptar nëpërmjet TV ABC, flet për të më shumë se çdo gjë tjetër. Nga ky zëdhënës i propagandës serbe nuk duhet të pritet ndonjë “analizë” tjetër pos provokimeve të vazhdueshme të shqiptarëve.
E ndjej për obligim t’ia përcjell qëndrimet e mia se plagjiatura e Mustafa Nanos nga burimet antishqiptare të shtetit serb është e tejdukshme. Nuk habitem me ato që thotë në “Srbska Provokacija”, as nga pohimet e tij në Tv Duklagjin e as në mediet tjera. Kjo është plagjiaturë e propagandës serbe dhe si e tillë është skajshmërisht neveritëse!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës