LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska nga Uashingtoni: Do të kërkojmë mbështetje nga SHBA-ja për vazhdimin e rrugës sonë evropiane

Sheqerinska nga Uashingtoni: Do të kërkojmë mbështetje nga SHBA-ja për vazhdimin e rrugës sonë evropiane

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinka sot nisi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska theksoi se vizitën do të shfrytëzojë për t’iu përcjellë mesazhet që janë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe edhe një herë të vërtetohet partenriteti strategjik dhe aleanca mes dy vendeve.


“Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi qeveritar në SHBA, pas ndryshimit të administratës, përkatësisht pas zgjedhjes së presidenti Biden dhe për këtë shkak e rëndësishme është që do të kemi mundësi që në këto takime të dërgojmë mesazhet tona. Mesazhi i parë është se si shtet dëshmuam se edhe pas anëtarësimit në NATo ne jemi aleat ku edhe SHBA edhe NATO mund të na quajnë”, tha Sheqerinska.

Ajo theksoi se nga përfaqësuesit në Pentagon dhe në Departamentin Shtetëror do të kërkojë që administrata e re ta mbajë fokusin dhe interesin te Ballkani si dhe do të kërkohet mbështetje nga SHBA-të për rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Vetëm Evropë e plotë, vetëm Evropë e unifikuar, vetëm Ballkan i integruar në Evropë mund të garantojë siguri në rajon dhe ky është qëllimi i NATO-s dhe BE-së”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori