LAJMI I FUNDIT:

Shënime të një udhëtimi nëpër Shqipëri

Shënime të një udhëtimi nëpër Shqipëri

Mario Bellizzi

Shqipëria, Mëmëdheu-Atdheu, për arbëreshët nuk është tokë nën këmbë por një shtrirje deti. Është një kohë e kaluar natën në det, në terr pothuajse se sa dritë mund të të bëjnë yjëzat, ndë qielli është i kthjellët.


Unë e di se i kam të ngulitura në gjakun tim dhe në kujtesën e zërave në errësirë, “imprinting”, për nëna që qetësojnë fëmijët, për burra të thjeshtë të cilët përgjatë lundrimit përkëdhelin gratë.

Gjithsesi, ja hodhëm, mbërritëm, dhe sapo këmbët na zënë dhè, në Durazzo-Durrës, një tufë fëmijësh kërkon para lëmoshë; duhet të jenë fëmijë arixhinjsh, por ata pranojnë çdo gjë tjetër që të qëllon në dorë; dallohen, këmbyesit e parave midis autobusëve për Tiranë që tundin në ajër tufat e kartëmonedhave, të lekut, një euro duhet të vlejë 130 lekë po këtu nuk është se i përmbahen kursit të këmbimit valutor. Në autobusin ding me pasagjer të gjithë e kuptojnë që jemi të huaj, dhe që vijmë nga Italia.

Shumë prej tyre kanë dëshirë të komunikojnë në italisht, sa tu japësh vetëm pak fare shkas të flasin të tregojnë për qytetin ku kanë punuar ose përshkuar kalimthi.

Tirana është qytet i pushtuar nga reklamat, sidomos ato të kompanive telefonike, posterat me të rinj të buzëqeshur ndriçojnë dhe fasadat gjigande që kanë zënë anën ndërtesave përmbajnë slogane gjuhësore hibride të një gjuhe të re: italo-shqip me qershinë mbi tortë të anglishtes: laik, king… Tirana është një qytet i rrethuar nga erërat e Perëndimit, dhe perceptohet akoma, që nga periudha fashiste, si oborr i Perëndimit, një territor i ri për të shkarkuar stoqet e mallrave, por ndoshta kjo është ajo që do vetë Shqipëria, një vend i strukur një zonë tampon… as mish as peshk, qoftë gjeografikisht, qoftë kulturalisht.

Ndërsa në Evropë, jetohet e shihet gjithnjë e më qartë që është arritur në një fazë të pakthyeshme dekadence, e jetohet në shoqëri kontradiktore, të padrejtë, pre e Bankave dhe Financave, pa vlera njerëzore, pa besime, përveçse besimeve tek paret, shtetarët e këtushëm nxitojnë të bëhen zyrtarisht pjesë e Evropës! Nuk dihet më si me lehtësu traditën, njohuritë e të parëve, trashëgiminë kulturore e të komunitetit, për të privatizuar ndoshta gjithçka, gjërat e çmuara publike, burimet minerale, ujin… për të treguar se jemi transformuar në atë që tjerët janë me kohë. Të ecësh me kohën është do me thënë modernizëm!

Njerëzit e politikës, ose sikurse quhen nga këto anë “politikanët”, të janë korruptuar këmbë e krye në këto demokraci të reja post-komuniste, e bashkë me to edhe populli i telekomanduar; njerëzit e thjeshtë, mendojnë se zotërojnë dinakërinë “lindore”, dinakërinë e tregtisë, të trafiqeve, të shkëmbimeve me një spërkatje plusvlere të dijes së malësorëve. Simbas kësaj del se financat evropianë, qeveritarët, bankierët evropianë janë një hap pas në krahasim me Shqipërinë, këtë perceptim kanë këtu.

Bota e kulturës është një kantier i përjetshëm me dritare të drejtuara nga bota, sidomos nga Shtetet e Bashkuara; i ethshëm është aktiviteti “i nxjerrjes” së përkthimeve në anglisht, me shpresën e zbulimit të ndonjë romani të ardhshëm “Nobelist”. Shkrimtarët, poetët anglishtfolës nga më të ndryshmit janë të lexuar e të përkthyer nga një skuadër e stërvitur studiuesish… e në të kundërt poetë e letrarë shqiptarë janë kryesisht të injoruar nga pjesa tjetër e botës. Thoshte miku im Robert Elsie se Shqipëria me argumentet, përplasjet, me dialektikën e saj të rrëmbyer është sikurse të shtjellohej brenda një akuariumi, një obloje. Jashtë bota nuk dëgjon gjë, nuk di asgjë, sheh vetëm një veprim termik… Njëri kundër tjetrit…

Rinia, grupi shoqëror i të rinjve, pothuaj çdo mbrëmje, provon të duket si Perëndimi në lagjen skenografike BLLOKU, tejmbushur me bare, vendosur njëri përballë tjetrit, e makina të cilindratave të mëdha ekspozojnë si duhet kamjen … mund të jetë kamje sa për të thënë, kalimtare. Po gjuha ose më mirë neo-gjuha?

Është një gjuhë televizive, gjuha e formatëve italianë e evropianë, të njëjtat lëvizje, të njëjtat përgjërime, të njëjtit takime, të njëjtët debate. Në televizorin e tragetit më rastisi të shikoja “Studio e hapur”, program italian “Studio Aperto” i mumies prej silikoni Bruno Vespa! “Oj Mëm”! Tema e rrahur, pa shumë bindje, ishin viktimat e komunizmit shqiptar! Po pse nuk diskutohet për të drejtat e punëtorëve, diktaturën e politikanëve e farefisnisë e tyre, që punësojnë që duan në zyrat e tyre publike, në kompanitë e energjisë? Pse nuk flitet për mungesën e mbështetjes së sindikatave-bazë? Si bëjnë të mbrojnë të drejtat e tyre punonjësit?

Mister, është më mirë të flasësh për xhaxhin Enver; sidoqoftë ai tashmë nuk mund t’i bëj keq askujt! Edhe populli shqiptar që prej kohësh ushqehej nga Logos të përhapur nga parabolat e RAI e Mediaset, tani dehet me një tjetër Logos, të sajuar vetë, që riqarkullon kuzhinën italiane, mjeshtërit e të cilës i kanë dhënë edhe tenxheret e Formatin. Publiku i rekrutuar, me veshje dinjitoze, merr pjesë në studio e përplas duart, pikërisht si në Itali dhe Evropë. Shqipëria po bëhet një popull i televizioni, një popull plastik, artificial, fryt i një planifikimi antropologjik, sociologjik, nëpërmjet një kërdi demokratik i sprovuar me arma mas-mediologjikë. Përnjëmend, një popull i vërtetë evropian. (…)

Jam sërish në udhëtim, një udhëtim amniotik, në Mesdhe, një udhëtim në natën e metaforave. Prill 2018 – Tiranë. /Shqip/

Në trend Kultura

Më shumë
A është Bubulina shqiptare?

A është Bubulina shqiptare?

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

PORTRETI I ARTISTIT

PORTRETI I ARTISTIT

Poezi
A do ta sjellin ndryshimin, protestat kundër hixhabit në Iran?

A do ta sjellin ndryshimin, protestat kundër hixhabit në Iran?

Libri
Scarlett Johansson përball OpenAI-së

Scarlett Johansson përball OpenAI-së

Kulture
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj:  Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Kalo në kategori