Dëbimi këtë vit i më shumë se 400 personave nga Evropa, të dyshuarve si spiunë të Rusisë, i ka dhënë Moskës “goditjen më të rëndësishme strategjike” gjatë viteve të fundit dhe ka befasuar Vladimir Putinin, tha shefi i agjencisë së spiunazhit britanik.
Në raportin e tij vjetor mbi kërcënimet që i paraqiten Britanisë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë (MI5) Ken McCallum përsëriti gjithashtu paralajmërimet mbi përpjekjet kineze për të ndikuar tek ligjvënësit dhe figurat e njohura publike, si dhe përpjekjet e Pekinit për të mbajtur nën vëzhgim dhe kërcënuar diasporën kineze.
McCallum tha se një numër i madh zyrtarësh rusë ishin dëbuar nga e gjithë bota, mbi 600 nga Evropa, prej të cilëve rreth 400 u cilësuan si spiunë.
“Kjo ka qënë goditja më e rëndësishme strategjike kundër spiunazhit rus gjatë kohëve të fundit në Evropë”, tha ai të mërkurën gjatë një takimi në zyrat qendrore të agjencisë MI5 në Londër. “Së bashku me valën e koordinuar të sanksioneve, këto veprime e kanë zënë në befasi Putinin”.
Ai tha se reagimi pasoi formulën e ndjekur të vendosur nga Britania, pas helmimit me agjent nervor të Sergei Skripal-it dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në jug të Anglisë në vitin 2018, veprim që shkaktoi një valë dëbimesh diplomatike, raporton zeriamerikes.
McCallum tha se Britania kishte refuzuar më shumë se 100 aplikime për viza diplomatike ruse për arsye të sigurisë kombëtare.
Britania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës që nga agresioni rus. McCallum tha se rëndësia e kësaj mbështetjeje u pasqyrua nga pretendimet absurde të Moskës, se Britania ishte e përfshirë në hedhjen në erë të gazsjellësit Nord Stream në shtator.
“Ajo që ka rëndësi është që Britania e Madhe të jetë e gatshme për agresionin rus që mund të vazhdojë për vite me radhë”, tha ai.
Ndërsa agresioni rus mbi Ukrainën është në qendër të vëmendjes, agjencitë britanike të zbulimi e kanë cilësuar Kinën si kërcënimin më të madh afatgjatë për Britaninë.
McCallum tha se Pekini “po luante lojën e gjatë” në përpjekjet për të manipuluar opinionin duke mbajtur kontakte jo vetëm me ligjvënës të lartë, por edhe me ata që sapo kanë filluar karrierën publike, siç janë këshilltarët lokalë, që më vonë mund të bëhen anëtarë të parlamentit.
“Nëse ata janë të përgatitur të investojnë këtë sasi durimi dhe fondesh, këtë mori përpjekjesh për të mbajtur një numër tepër të madh kontaktesh në të gjithë sistemin tonë me synimin për t’i rekrutuar, kjo përbën një sfidë të madhe dhe të gjatë”, tha ai.
Shefi i spiunazhit britanik tha gjithashtu se autoritetet kineze po mbajnë nën vëzhgim dhe frikësojnë diasporën kineze, me veprime që nga riatdhesimi me forcë e deri tek sulmet ndaj tyre.
Ai përmendi një incident muajin e kaluar në Mançester, në Anglinë veriore, kur një burrë që po protestonte jashtë një konsullate kineze tha se u tërhoq zvarrë brenda territorit nga njerëz të maskuar, që më pas e goditën me shkelma dhe grushta.
“Nuk mund të tolerohet që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, ose ata që e kanë bërë Mbretërinë e Bashkuar shtëpinë e tyre, të frikësohen dhe ngacmohen ”, tha zoti McCallum.
Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e tilla si të pabaza, duke akuzuar kritikët për provokime.
Ndërkohë, terrorizmi mbetet ende një kërcënim i madh, me 37 komplote të shmangura që nga viti 2017 dhe tetë që nga qershori i kaluar, tha zoti McCallum. Ndërsa militantët islamikë mbetën problemi kryesor, ka patur një rritje të ekstremit të djathtë që kërkojnë armë zjarri, përfshirë armë të printuara në 3D.
“Po vërejmë një numër në rritje të ndikimit të ekstremit të djathtë, që veprojnë në nivel global, duke nxitur ankesat dhe duke përforcuar teoritë e konspiracionit”, tha ai. “Ky problem duket se do të zgjasë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![NATO teston aftësinë e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-81.jpg)
NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së
![Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-17-780x439.jpg)
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit
![Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-134-780x439.jpg)
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni
![Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-79.jpg)
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij
![Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_d632e55222fe8802a451947680f14979-780x439.jpg)
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi