LAJMI I FUNDIT:

ShBA do të vazhdojë përkrahjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

ShBA do të vazhdojë përkrahjen për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë kanë vizituar ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku ku kanë marrë konfirmimin e ShBA-së për fuqizimin e mëtutjeshëm të institucioneve të drejtësisë.

Në një njoftim për media, IPK bënë të ditur se në takimin që kanë pasur me menaxheren e Programit ICITAP, Kimberly Riffe dhe zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J.Giacobbe, Jr, është ritheksuar përkushtimi i fortë i Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimi i përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit.

“Nikoqirët e takimit ritheksuan përkushtimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimin e përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit te ligjit në përgjithësi dhe ne veçanti për Inspektoratin Policor te Kosovës, ku do të vazhdojë që nëpërmjet stafit dhe programeve të tyre të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit profesional të institucionit.


Pas takimit njoftues lidhur me historikun dhe hapjen e ambasadës së re, përfaqësuesit e IPK-së vizituan hapësirat e ambasadës dhe ambientet e përbashkëta të punës së ICITAP & OPDAT”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori