LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në kapjen e një somalezi

SHBA-të ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në kapjen e një somalezi

Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh të martën, për informacion mbi vendndodhjen e liderit të grupit të armatosur somalez Al Shabaab.

“Abukar Ali Adan, i cili u shpall zyrtarisht terrorist nga SHBA në vitin 2018, është zëvendëskomandanti i atij grupi ekstremist, u tha nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu thuhet se është i lidhur me disa degë të Al Kaedës. Al Shabaab ka zhvilluar një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së Somalisë për më shumë se 15 vjet, transmeton Telegrafi.


E dëbuar nga qytetet e mëdha në vitin 2011, organizata është ende e pranishme në zona të mëdha rurale, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Organizon vazhdimisht sulme ndaj forcave të sigurisë, politikanëve dhe civilëve.

Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud mori detyrën në maj të vitit të kaluar duke u zotuar për një luftë të gjithanshme kundër militantëve, të cilët kanë kryer gjithashtu sulme vdekjeprurëse në vendet fqinje, përfshirë Kenia.

“Grupi terrorist vazhdon të komplotojë, planifikojë akte terrorizmi kundër Shteteve të Bashkuara, interesave amerikane dhe partnerëve të huaj”, u tha nga Departamenti i Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori