LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën edhe me katër sisteme raketash HIMARS – si dhe me paketë armësh në vlerë deri në 400 milionë dollarë

SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën edhe me katër sisteme raketash HIMARS – si dhe me paketë armësh në vlerë deri në 400 milionë dollarë

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të premten një paketë të re armësh për Ukrainën në vlerë deri në 400 milionë dollarë, duke përfshirë katër sisteme shtesë raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe më shumë municione.

Ndihma  e re e SHBA-së synon të forcojë Ukrainën pasi përballet me goditje të forta nga artileria ruse, transmeton Telegrafi.

Që nga pushtimi i 24 shkurtit, forcat ruse kanë marrë kontrollin e një pjese të madhe territori në të gjithë krahun jugor të Ukrainës mbi Krime, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Rusia po i shtyn ngadalë forcat ukrainase jashtë dy rajoneve rebele të Ukrainës lindore të mbështetura nga Rusia, e cila i ka njohur si shtete të pavarura.


Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti, tha sistemet shtesë HIMARS do ta çonin numrin total të këtyre sistemeve në 12.

“Ukraina tani ka goditur me sukses vendndodhjet ruse në Ukrainë, më thellë pas vijave të frontit dhe duke ndërprerë aftësinë e Rusisë për të kryer atë operacion artilerie”, tha zyrtari.

Zyrtari shtoi se të gjitha HIMARS-at që iu dhuruan Ukrainës u llogaritën pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në fillim të kësaj jave tha se kishte shkatërruar dy sistem HIMARS dhe depot e tyre të municionit në Ukrainën lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të

Musk thotë se qeveria amerikane duhet të "fshijë të gjitha agjencitë"

Amerika

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kalo në kategori