LAJMI I FUNDIT:

SHBA regjistroi 175 mijë raste të reja dhe 1,113 viktima nga coronavirusi

SHBA regjistroi 175 mijë raste të reja dhe 1,113 viktima nga coronavirusi

SHBA-ja regjistroi 175 mijë raste të reja me coronavirus të dielën dhe 1,113 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 14.7 milionë derisa 282 mijë persona ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga coronavirusi, pasuar me Indinë dhe Brazilin.


Rastet ditore të cilat po raportohen në vend janë dukshëm më të larta se gjatë stinës së pranverës, ku mbizotëronte vala e parë pandemike.

Ekspertët deklarojnë se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër virusit vdekjeprurës.

Deri më tani dy kompani në SHBA kanë aplikuar tek rregullatori shëndetësor për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Bëhet fjalë për firmën Moderna dhe Pfizer, dy kompani të ndryshme që zhvilluan vaksinën ekperimentale kundër coronavirusit.

Ndërkohë, Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miratoi për përdorim emergjent vaksinën e Pfizer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori