LAJMI I FUNDIT:

SHBA po e humb garën si superfuqi

SHBA po e humb garën si superfuqi

Një raport i shërbimeve sekrete amerikane parashikon që Shtetet e Bashkuara të mos jenë me forcë dominuese ushtarake dhe politike pas rreth dy dekadave.

Këshilli Kombëtar i Shërbimeve Sekrete i cili koordinon informacionin nga të gjitha agjensitë tjera të shërbimit skeret thotë se Kina, India dhe Rusia do t’a sfidojnë gjithnjë e më shumë ndikimin global të Amerikës dhe se modeli i diplomacisë përendimore mund të bëhet më pak tërheqës.

Raporti gjithashtu parashikon se dollari amerikan do te humbas statusin e monedhës më të fuqishme ndërkombëtare.

Ai gjithahstu thotë se parashikimet mund të ndryshojnë në përputhje me veprimet e udhëheqesve botëror. /bbc/