LAJMI I FUNDIT:

SHBA me përkrahje të pa rezervë nё realizimin e objektivave të Ministrisë së Drejtësisë

SHBA me përkrahje të pa rezervë nё realizimin e objektivave të Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie i cili ishte i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së zëvendës ambasadorit njёherit udhëheqësi i misionit tё USAID, James Hope.

“Në këtë takim Hoxha falënderoi Ambasadorin Delawie për ndihmën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë dhe institucioneve të sigurisë dhe ligjit, njёherit e siguroi Delawie për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në veçanti në sundimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Hoxha shfaqi përkushtimin për promovimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si parime kyçe të qeverisjes së mirë. “Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mos ndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe” tha Hoxha.


Në kuadër të kësaj, Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkrahjen e pa rezervë për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave. Mbështetja dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë çelësi kyç në bashkërendimin e punëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori