LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Pakistani nuk po ndërmerr hapa “vendimtarë” kundër militantëve

SHBA: Pakistani nuk po ndërmerr hapa “vendimtarë” kundër militantëve
epa06272815 (L-R) US Deputy Secretary of State John Sullivan, South Korean Vice Foreign Minister Lim Sung-Nam and Japanese deputy foreign minister Sugiyama Shinsuke, shake hands during a press conference after their meeting at the Ministry of Foreign Affairs in Seoul, South Korea, 18 October 2017. EPA-EFE/KIM MIN-HEE / POOL

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, John Sullivan, thotë se administrata e presidentit, Donald Trump, deri tash nuk ka parë dëshmi se Pakistani i ka plotësuar kërkesat amerikane për goditje kundër militantëve, që operojnë në këtë vend.

Duke folur dje para Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, John Sullivan, po ashtu, tha se Uashingtoni mund ta shqyrtojë tërheqjen e suspendimit të ndihmës për siguri për Pakistanin, nëse Islamabadi ndërmerr aksione “të vendosura dhe të qëndrueshme” kundër grupeve ekstremiste, që operojnë në territorin pakistanez.

Në fillim të muajit të kaluar, qeveria amerikane pati suspenduar ndihmën e sigurisë për ushtrinë pakistaneze, derisa të ndërmerret “aksion vendimtar” kundër talibanëve afganë dhe rrjetit Hakani, që operojnë në Afganistanin fqinj.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se pezullimi i ndihmës mund ta ketë vlerën deri në 2 miliardë dollarë.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat se i strehon grupet militante, të cilat ndërmarrin sulme në Afganistanin fqinj. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Koreja e Veriut dërgon 600 balona të tjera me plehra në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut dërgon 600 balona të tjera me plehra në Korenë e Jugut

Azia
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Trump i bashkohet rrjetit social që sa ishte presidenti donte ta ndalonte

Trump i bashkohet rrjetit social që sa ishte presidenti donte ta ndalonte

Evropa
Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Kalo në kategori