LAJMI I FUNDIT:

SHBA, ndanë lehtësime tregtare për Kosovën

SHBA, ndanë lehtësime tregtare për Kosovën

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendojnë ti ndajnë Kosovës lehtësime tregtare.

Sipas njoftimit, të shpallur në buletinin qeveritar "Federal Register" përfaqësuesi i SHBA-së për negociatat tregtare Syzan Schwab ka pasur qasje në shqyrtimin e çështjes dhe ka kërkuar kërkesa nga vendet e interesuara. Afati i dërgimit të kërkesave është deri më 17 tetor.

Pas kësaj, presidentit George Bush do të mund t’i përgatisin rekomandime me të cilat mund të pranojë Kosovën si "vend në zhvillim-shfrytëzuesi i privilegjit të dhënë".

Në pajtim me ligjet amerikane një vend i tillë mund të përgjigjet në një sërë kriteresh. Privilegje të tilla nuk mund të shfrytëzojnë vendet komuniste apo ato vende ku është lejuar nacionalizimi apo shpronësimi i pronësisë së SHBA-së apo qytetarëve amerikanë.