LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja regjistron më shumë se 150 mijë vdekje nga coronavirusi, New Yorku prin me numrin më të madh

SHBA-ja regjistron më shumë se 150 mijë vdekje nga coronavirusi, New Yorku prin me numrin më të madh

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në SHBA ka tejkaluar numrin prej 150 mijë personash gjatë ditës së sotme, më i larti në botë.

Në të gjithë vendin, numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka qenë në rritje për tre javë me radhë, ndërsa numri i rasteve të reja kohët e fundit ka filluar të bjerë për herë të parë që nga qershori, raporton theguardian.

Me rastet në rritje në Arizona, California, Florida dhe Texas këtë muaj, kapacitetet spitalore kanë qenë të mbipopulluara.


Këto shtete u detyruan të bënin kthesë në rihapjen e ekonomive të tyre, të cilat ishin të kufizuara nga karantina e futur në muajin mars për të ndaluar përhapjen e virusit, transmeton Telegrafi.

Teksasi udhëheq me afro katër mijë vdekje këtë muaj, ku ndiqet nga Florida me 2900 dhe California, shteti me më shumë banorë në SHBA, me 2.500.

Megjithatë shteti i New Yorkut ka numrin më të madh të vdekjeve 32333 personash dhe në New Jersey kanë ndërruar jetë 15825 banorë.

Nga 20 vendet me numrin më të madh të infektuarve, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e gjashtë me numrin e vdekjeve për kokë banori, me 4,5 vdekje për 10 mijë njerëz.

Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia, Peru dhe Kili kanë raporte më negative. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasojat e uraganit Milton, ndërtesa e stacionit të policisë në Florida shkatërrohet pjesërisht

Pasojat e uraganit Milton, ndërtesa e stacionit të policisë në Florida shkatërrohet pjesërisht

Amerika
Hapet gropa në mes të rrugës, “gëlltit” gruan me të birin në Bukuresht – kalimtarët e shpëtojnë

Hapet gropa në mes të rrugës, “gëlltit” gruan me të birin në Bukuresht – kalimtarët e shpëtojnë

Rumania
Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Amerika
Futet në ashensor për të shkuar në punë, prishet dhe fillon ti bie me shpejtësi marramendëse – humb jetën gruaja nga Brazili

Futet në ashensor për të shkuar në punë, prishet dhe fillon ti bie me shpejtësi marramendëse – humb jetën gruaja nga Brazili

Amerika Latine
Punonjësi i një restoranti në Çikago shtie dhe vret dy kolegët e tij pas një grindje – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Punonjësi i një restoranti në Çikago shtie dhe vret dy kolegët e tij pas një grindje – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Amerika

"Ankthi im është në kulm", rrëfimi i gruas që vendosi të qëndrojë në shtëpi gjatë uraganit Milton

Amerika
Kalo në kategori