LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja regjistroi numrin më të madh të rasteve të reja në 6 muaj e fundit

SHBA-ja regjistroi numrin më të madh të rasteve të reja në 6 muaj e fundit

Shtetet e Bashkuara sot kishin numrin më të lartë të infeksioneve të reja të coronavirusit në gjashtë muaj, më shumë se 100 mijë.

SHBA ka pasur mesatarisht 94,819 raste të reja në ditë në shtatë ditët e fundit, një rritje prej pesë herë në më pak se një muaj.

Mesatarja shtatë ditore jep pamjen më të saktë të shkallës së përhapjes së rasteve sepse disa shtete raportojnë numra një herë në javë, transmeton Telegrafi.


Shtatë shtetet me më pak vaksinime – Florida, Teksasi, Misuri, Arkansas, Luiziana, Alabama dhe Misisipi – përbëjnë gjysmën e të gjitha rasteve dhe shtrimeve në spital në të gjithë SHBA, tha të enjten koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, raporton cnbc.

Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci paralajmëroi të mërkurën se numri i rasteve të reja ditore mund të rritet në 200 mijë në javët e ardhshme.

“Njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk ka të bëjë me ta. Është për të gjithë të tjerët”, shtoi Fauci.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’u japin dozën e tretë të vaksinës amerikanëve nga grupet shëndetësore me rrezik të lartë në luftën kundër një lloj delta më ngjitëse, njoftoi Fauci.

Kështu SHBA bashkohet me Gjermaninë, Francën dhe Izraelin në marrjen e atij vendimi, duke injoruar thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta shtyrë atë për të lejuar doza edhe në pjesë të tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori