LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndaljen e internetit në Bjellorusi

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndaljen e internetit në Bjellorusi

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për ndaljen e internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale “të manipuluara” muajin e kaluar.

“Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediet sociale dhe platformat e tjera të komunikimit, shkatërrojnë më tej hapësirën qytetare”, tha deklarata e lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Autoritetet bjelloruse kanë ndërprerë vazhdimisht internetin dhe kanë kufizuar hyrjen në faqet e internetit të medieve të pavarura. Ky veprim është bërë në përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të penguar organizimin e protestave.


Në deklaratë, 29 vendet thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njerëzve të Bjellorusisë, derisa ata përpiqen të ngrisin zërin e tyre pavarësisht “masave shtypëse”.

“Ndërprerjet dhe kufizimet gjithashtu kufizojnë shpërndarjen dhe rrjedhën e lirë të informacionit, dëmtojnë aktivitetin ekonomik, kontribuojnë në çrregullime shoqërore dhe politike dhe ndikojnë negativisht në sigurinë publike”, tha deklarata.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë presidentit, Alyaksandr Lukashenka, edhe një mandat gjashtëvjeçar.

Mijëra protestues janë arrestuar ose rrahur nga policia.

Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenko, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, i ka mohuar akuzat për manipulim të votave. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori