LAJMI I FUNDIT:

SHBA, dyfish konsum më tepër se BE

SHBA, dyfish konsum më tepër se BE

Nevoja për konsum të energjisë në vit për çdo banor të globit shkon mesatarisht në 4,9 fuçi nafte dhe 454 m3 gaz, por me një diferencë të madhe mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillimin.

Kështu, vende të mëdha industriale kanë një normë konsumi për banor që shkon në 18,3 fuçi nafte dhe 1.481 m³ gaz, ndërsa vende të tjera me pak zhvillim ekonomik kanë një nevojë konsumi që shkon në 0,74 fuçi nafte dhe 66 m³ gaz.

Këto janë statistikat e paraqitura së fundmi nga kompania energjetike "Eni", të hedhura në studimin "World Oil and Gas Review", duke u fokusuar te konsumi, eksporti, importi dhe rezervat për naftë dhe gaz. Kështu, mesatarisht, çdo qytetar amerikan dhe kanadez konsumon dyfishin e asaj që konsumojnë evropianët, 12 herë më shumë se kinezët dhe 37 herë më shumë se një banor i Nigerisë.

SHBA, me 24.6% të konsumit në total, konfirmohet në vend të parë për sa i përket kërkesës botërore për konsum. Ndërsa te gazi, 36% e konsumit është e përqendruar në dy vende: SHBA në vend të parë me 21% dhe Rusia me 15%. /Shqip/