LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Arrihet marrëveshje për ndihmën financiare

SHBA: Arrihet marrëveshje për ndihmën financiare

Qeveria edhe Kongresi amerikan shënuan një përparim të vogël në bisedimet rreth pakos financiare prej 700 miliard dollarësh për ballafaqimin me pasojat nga kriza financiare në vend.

Shefi i Komitetit për çështje financiare i Kongresit, demokrati Barni Frenk, njoftoi se Washingtoni ka rënë dakord të japë ndihmë shtetërore, jo vetëm për bankat e goditura, por edhe për pronarët e shtëpive të prekura nga kriza hipotekare vitin e kaluar.

Kështu do të ishte reduktuar në minimum numri i pronarëve, prona e të cilëve patjetër do të duhet që të sekuestrohet.

Demokratët edhe Republikanët ende janë në bisedime rreth disa çështjeve tjera, duke përfshirë edhe atë se a duhet që qeveria të përvetësojë aksione nga kompani të cilave iu kërcënohet falimentimi.


Edhe krahas përpjekjeve për zvogëlimin e efekteve të krizës, bursat amerikane të hënën shënuan një rënie të dukshme të kursit. Treguesi kryesor i Dow Jones u zvogëlua në 3.3 %.