LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Nga shtatori nxënësit e Bllacës së Poshtme nuk do të mësojnë më në Kosovë

Shaqiri: Nga shtatori nxënësit e Bllacës së Poshtme nuk do të mësojnë më në Kosovë

Nga shtatori i këtij viti, fëmijët e moshës shkollore nga fshati Bllacë e Poshtme i Komunës së Çuçer Sandevës nuk do ta ndjekin më mësimin në shtet tjetër, përkatësisht në një zonë kufitare në Kosovë ku gjendet shkolla e tyre më e afërt, por do të mësojnë në një objekt në vendlindjen e tyre që është në ndërtim e sipër dhe aktivitetet ndërtimore janë kah fundi.

“Me këtë investim ne i japim fund një absurditeti dhe një padrejtësie për nxënësit tanë të cilëve shteti duhet t’u sigurojë kushte për mësim dhe jo t’i detyrojë të mësojnë jashtë kufijve të vendit”, kështu deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në vendbanimin Bardhi në Bllacë të Poshtme ku me buxhet prej 4.7 milionë denarë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po ndërton objektin e shkollës fillore “Mihal Grameno”.

“Objekti i ri do të fillojë të funksionojë në vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023 dhe do të nënkuptojë zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët e këtij vendbanimi të cilët prej vitesh vijojnë mësimin në një shkollë që ndodhet në anën tjetër të kufirit me Kosovën, më saktë në Han të Elezit”.


“Aktivitetet janë drejt përfundimit. Kemi një marrëveshje me kontraktorin e ndërtimit sipas së cilës deri në fund të këtij muaji objekti do të ndërtohet plotësisht dhe më pas do të fillojmë me pajisjen e brendshme. Nga shtatori, fëmijët e lagjes Bardhi do t’i gëzohen ambienteve të reja dhe faktit që nuk do të udhëtojnë më përtej kufirit, dhe prindërit do të jenë shumë më të qetë”, tha Shaqiri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Komnenoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori