Shaqiri: Deri në mars do të kërkojmë zgjidhje sistemike për shujtën studentore

Shujtë studentore me çmim prej 120 denarësh në ditë të paguhet në mënyrë retroaktive deri në mars ndërsa deri atëherë të gjenden zgjidhje sistemike për këtë subvencion. Kjo është dakorduar në takimin në Kuvend midis përfaqësuesve të studentëve të Unioneve të disa universiteteve, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe deputetëve të cilët propozuan Propozim-ligj të ri për subvencionimin e shujtës studentore me kushte të ndryshuara për shfrytëzuesit të cilët shkaktuan reagime dhe që i nxitën studentët për protestë.
Pas takimit triorësh, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se të gjithë së bashku kanë vendosur që të propozohet një projekt-ligj i ri në të cilin do të hyjnë kushtet e ligjit ekzistues nga viti 2021, ndërsa që nesër ai me përfaqësuesit e unioneve studentore në mënyrë aktive të punojnë në gjetjen e zgjidhjes sistematike si në vendet e tjera.
“Do të thotë propozim-ligji do të jetë në periudhë kohore prej gjashtë muajsh, që do të thotë në mënyrë retroaktive prej 15 shtatorit dhe do të vazhdojë deri në mars dhe deri atëherë ne do të kemi afat kohor të harmonizimit për zgjidhje të re sistemike që do të thotë se studentët do të kenë shujtë të shëndetshme studentore dhe do të realizohet pagesa në bazë ditore. Në këtë periudhë u dakorduam në mënyrë retroaktive për vlerën që ishte deri më tani, me ndryshimet e vitit 2021, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme me zgjidhje sistemike do të jetë më e lartë shuma për shujtë studentore. Do të thotë nga marsi do të jetë më e lartë edhe atë duke filluar prej 140 denarë ose sipas asaj si do të jenë analizat deri në atë periudhë”, tha Shaqiri pas takimit në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Shaqiri theksoi se Propozimi me kushte të reja, të pavolitshme për studentët për realizimin e subvencionit për shujtë, nuk ka qenë propozim i MASH-it por i një grupi të deputetëve dhe nuk ka arritur në Qeveri për shqyrtim që të jepet mendim.
“Deputetët e panë se kjo nuk ishte zgjidhje e mirë në këtë kohë krize. Gjatë periudhës së ardhshme unë do të jem në komunikim të vazhdueshëm me grupin e punës dhe ata do të jenë pjesë e ekipit me të cilin do të punojmë bashkërisht – edhe për zgjidhje sistemike edhe për kushte më të mirë edhe për të gjitha problemet e tjera që i kanë studentët”, tha Shaqiri.
Lidhur me kërkesën për përmirësimin e kushteve në shtëpitë studentore, ministri tha se do të shqyrtohen ku mundet të intervenohet më urgjentisht, siç tha, në gjendjet më problematike.
“Elaborova edhe se nga Banka gjermane për Politika Zhvillimore kemi projekte të fituara në vlerë prej 24 milionë denarë dhe disa shtëpi studentore janë në faza të caktuara. Në periudhën e bisedimeve me studentët do të shohim çfarë mund të menaxhohet me buxhetin e ri”, tha Shaqiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës