LAJMI I FUNDIT:

Shala ndan certifikatat për auditorët e rinj

Shala ndan certifikatat  për auditorët e rinj

Me qëllim të krijimit të mirëfilltë të auditimit dhe kontrollit të brendshëm të financave publike në Republikën e Kosovës, të hënën, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), u ka shpërndarë certifikatat 100 auditorëve që kanë përfunduar me sukses trajnimin për 16 muaj.

Këto certifikata u ndanë me rastin e përfundimit të projektit, “Përkrahje e mëtutjeshme e Auditimit të Brendshëm”.

Me këtë rast ministri Shala falënderoi auditorët për punën e deritashme profesionale, duke thënë se këshillat e tyre duhet të ndikojnë në menaxhimin e financave publike.

Ndryshe projekti për trajnimin e auditorëve është financuar nga Komisioni Evropian me rreth 3.5 milion euro. /Telegrafi/