LAJMI I FUNDIT:

Shala: Monumentet natyrore të Bjeshkëve të Nemuna, pasuri që duhet çmuar

Shala: Monumentet natyrore të Bjeshkëve të Nemuna, pasuri që duhet çmuar

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka vizituar Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përfshirë disa nga monumentet natyrore të këtyre bjeshkëve, siç janë burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Madhe.

Fillimisht, zëvendësministri Shala me ekipin e tij ka vizituar Drejtorinë për Administrimin e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë, ku nga drejtori Fatmir Morina, është njoftuar për problemet dhe sfidat që ka ky dikaster.

“Kemi ardhur sot me dëshirën më të mirë që t’iu përgëzojmë për punën që po e bëni, për angazhimin maksimal që keni si punëtorë në të gjitha nivelet në Drejtorinë e Parqeve… Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat, problematikat, rrethanat specifike që ka ky dikaster yni. Jemi këtu që të japim mbështetjen maksimale për juve”, u shpreh Shala.


“Bjeshkët e Nemuna” ishin shpallur Park Kombëtar në vitin 2012 dhe përfshijnë një sipërfaqe prej 62488 hektarësh, në territorin e komunave Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë dhe Istog.

Ndërkohë, gjatë këtij viti janë mbajtur debate publike për plotësimin e dokumentit të Planit Hapësinor për këtë park.

bjeshket e nemuna

Drejtuesit e MMPH-së kanë thënë se Plani Hapësinor do të hapë mundësi për zhvillim ekonomik të këtij rajoni malor, në veçanti në fushën e turizmit, duke i respektuar standardet për ruajtjen e mjedisit dhe të natyrës. Por, plani ka hasur në refuzim të banorëve, të cilët frikësohen se do të kufizohen në shfrytëzimin e “bjeshkës së tyre”.

Zëvendësministri Shala, gjatë takimit në Pejë, paralajmëroi se “në fillim të vitit tjetër, do të shteret debati për mënyrën e menaxhimit të parqeve”. “Në menaxhimin e parqeve do të ndërrojmë diçka, në strategji, në veprim, në planifikim hapësinor”, tha ai.

Më pas, zëvendësministri Shala i shoqëruar dhe nga drejtori Morina, vizituan hyrjen e Shpellës së Madhe në Grykën e Rugovës. Lartësia mbidetare e kësaj shpelle është 637 metra.

Shala theksoi se ky është një monument natyror, i cili përmban një gërshetim të resurseve natyrore dhe një strukturë karakteristike, që zgjon interesim për t’u vizituar. “Për shkak të kompleksitetit të kësaj shpelle, ajo aktualisht është e mbyllur për vizitorë. Por, ekipet hulumtuese tonat, e ato të huaja, po punojnë së bashku për njohjen e saj më thellë e t’i kenë rrethanat e qarta që të hapet së paku në pjesë e saj për vizitorë”.

Ekipi i MMPH-së, po ashtu, ka vizituar dhe burimin e “Drinit të Bardhë” në Radavc. Këtu është ndërtuar dhe një hidrocentral, nga cili gjenerohet një sasi e rrymës elektrike.

“Sot në kuadër të aktiviteteve po vizitojmë burimin e ‘Drinit të Bardhë’, i cili jep dritë e bardhësi këtij rajoni të Kosovës. Realisht këtu fillojnë mbarësitë e Drinit, të jetës e të kësaj pasurie të çmueshme të cilën sot po e vizitojmë bashkërisht me ekipet e Ministrisë së Mjedisit”, u shpreh zëvendësministri i Mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori