LAJMI I FUNDIT:

Sfidat për Evropën post-Covid: Vizion i ri ekonomik

Sfidat për Evropën post-Covid: Vizion i ri ekonomik

Ndërsa vendet e BE-së, në një aleancë e bashkëpunim si rrallë herë, po vazhdojnë luftën kundër pandemisë së Covidit-19, duke shtuar e intensifikuar masat kufizuese kundër saj dhe njëherësh vaksina e shumëpritur anti-Covid, tashmë fillon të shpërndahet njëkohësisht në të gjithë vendet anëtare të BE-së (ne dt. 27 dhjetor fillon), si një shpresë e madhe për të mposhtur këtë pandemi, njëhershmi dhe si një dhuratë për këtë vit, Komisioni Evropian po paraqet një vizion të ri ekonomik drejt vitit 2030. Po ku bazohet ky vizion?

Gati një vit më parë, Komisioni Evropian miratoi programin e tij të punës për të gjithë vitin që po lemë pas, duke përcaktuar ndërhyrjet që zbatojë për të shndërruar udhëzimet politike të presidentes Ursula von der Leyen, në rezultate të prekshme për qytetarët, bizneset dhe ndërmarrjet evropiane, motori qendror i të cilit është vullneti për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e ofruara nga tranzicioni i dyfishtë ekologjik dhe digjital. Gjatë vitit 2020, Komisioni Evropian filloi të përkthejë gjashtë temat e paraqitura nga Presidenti Von der Leyen:


1. Një marrëveshje e gjelbër evropiane – “Green Deal Evropian”: pas kalimit të fazës së parë shoqëruar nga iniciativat e para kryesore në dhjetor 2019 dhe janar 2020, Komisioni do të propozojë legjislacionin evropian të klimës, që synon vendosjen e qëllimit të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050.

2. Një Evropë e gatshme për epokën digjitale: një strategji e re evropiane e të dhënave do t’i mundësojë Unionit Evropian që të shfrytëzojë sa më shumë të dhëna jopersonale, një burim, vlera e madhe e së cilës në ekonominë digjitale është e pashtershme dhe në rritje.

3. Një ekonomi që funksionon për te gjithë. Pasi ka prezantuar idetë e para për një Evropë të fortë sociale në janar 2020, Komisioni do të ndërmarrë hapa për të integruar tranzicionet digjitale dhe klimatike në ekonominë evropiane të tregut social, i cili është një shembull unik i vetvetes, gjinia dhe siguron që ekonomia jonë të ndërthurë barazinë shoqërore, qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike.

4. Një Evropë më e fortë në botë: Komisioni do të zhvillojë strategji të reja për bashkëpunim me fqinjët tanë në Afrikë dhe Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të bëjë presion për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

5. Mbrojtja e mënyrës sonë evropiane të jetës: Komisioni do të paraqesë një pakt të ri mbi migracionin dhe azilin – si një gur themeli i reformës së politikës së azilit. Ai gjithashtu do të mbështesë mbrojtjen e shëndetit të evropianëve dhe do t’i ndihmojnë ata të jenë sa me të përgatitur mirë për të përballuar sfidat që vijnë nga tranzicioni i dyfishtë, digjital dhe ekologjik.

6. Një shtysë e re për demokracinë evropiane: së bashku me partnerët dhe institucionet e tjera të BE-së, Komisioni do të nisë konferencën mbi të ardhmen e Evropës, duke përfshirë qytetarët në temat lidhur me veprimtarinë në Bashkimin Evropian.

Për të ndihmuar në riparimin e dëmit ekonomik dhe social të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ringjalljen e rimëkëmbjes evropiane, mbrojtjen e punësimit dhe krijimin e vendeve të punës, më 27 maj 2020 Komisioni Evropian propozoi një plan rikuperimi që synon të shfrytëzojë në maksimum potencialin e plotë te buxhetit të BE-së.

I ashtuquajturi “Plan rimëkëmbjeje” synon të hedhë bazat për tranzicion të dyfishtë, ekologjik dhe digjital, duke forcuar konkurrencën, qëndrueshmërinë dhe rolin e Evropës si një lojtar global. Plani i rimëkëmbjes ndjek logjikën dhe strategjinë e vendosur tashmë me Marrëveshjen e Gjelbër, duke kombinuar rritjen e produktivitetit me atë të qëndrueshmërisë.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, bazuar në situatën emergjente të gjeneruar nga COVID-19, PBB-ja e Bashkimit Evropian do të pësojë një rënie prej 15 për qind në gajshtëmujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me vitin e kaluar.

Në përgjithësi, pritet një tkurrje e ekonomisë evropiane prej 8 nga 40 me mbi 7 për qind në vitin 2020 (16 për qind në skenarin e një vale të dytë epidemike dhe një zgjatjeje të masave të kontrollit). Papunësia parashikohet të rritet në 9 për qind në BE, duke prekur kryesisht të rinjtë dhe personat me kualifikime të ulëta.

Për të mobilizuar investimet e nevojshme, Komisioni ka propozuar një përgjigje të dyfishtë. “Next Generation EU” – Brezi i ardhshëm BE-së është e para që ka të bëjë me një mjet të ri për rimëkëmbjen prej 750 miliardë eurosh, që do të forcojë buxhetin e BE-së me fonde të reja të mbledhura në tregjet financiare për periudhën 2021-2024. Komisioni propozon të mbledhë në treg, duke emetuar bono, burimet e pritshme dhe do të shpërndajë, deri më 31 dhjetor 2024, 500 miliardë në formën e subvencioneve dhe 250 miliardë kredi, ndërsa fondet do të duhet t’u kthehen investitorëve pas vitit 2027 dhe deri në vitin 2058. Fondet do të kanalizohen në këto shtylla-drejtime kryesore:

1. Mbështetje për shtetet anëtare për investime dhe reforma.

• Një dispozite e re për Rinisjen (“Recovery and Resilience Facility”) prej 560 (310 milionë grante plus 250 hua) miliardë eurosh do të ofrojë mbështetje financiare për investime dhe reforma, gjithashtu me synimin për tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe për qëndrueshmërinë e ekonomive kombëtare, duke siguruar lidhjen me prioritetet e BE-së.

• Programet aktuale të politikës së kohezionit do të marrin 55 miliardë euro më shumë nga tani.

• Përforcimi i propozuar i Fondit të Tranzicionit të Drejtë me një shumë që mund të arrijë në 40 miliardë euro, do të ndihmojë shtetet anëtare që të shpejtojnë tranzicionin në neutralitetin klimatik.

• Një përforcim prej 15 miliardë eurosh për Fondin Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural do të ndihmojë zonat rurale për të futur ndryshimet strukturore të kërkuara për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe për të përmbushur qëllimet ambicioze të biodiversitetit të ri dhe strategjive “Nga fermë te konsumatori”.

2. Ringjallja e ekonomisë së BE-së duke stimuluar investimet private.

• Një mjet i ri i mbështetjes së aftësisë paguese (do të ketë 31 miliardë € dhe do të synojë të gjejë 300 miliardë €) do të mobilizojë burimet private në mënyrë që të ndihmojë urgjentisht kompanitë evropiane të qëndrueshme ekonomikisht që veprojnë në sektorët, rajonet dhe vendet më të prekura. Dhe do t’i përgatisë ato për një pastrim digjital dhe elastik të së ardhmes.

• Përditësimi i “Invest EU”, programit kryesor të investimeve të Evropës, në 15.3 miliardë • do të mundësojë që investimet private të mobilizohen në projekte në të gjithë Bashkimin Evropian.

• Një strukturë e re për investime strategjike të inkorporuara në “Invest EU” do të gjenerojë, falë kontributit prej 15 miliardë eurosh nga BE-ja e gjeneratës së ardhshme (“Next Generation EU) investime deri në 150 miliardë euro në përmirësimin e klimës së biznesit së sektorëve strategjikë, veçanërisht ato që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe digjital, dhe në zinxhirët thelbësorë të vlerave në tregun e brendshëm.

15 vjetët e fundit ishin me rritje më të ulët. Rritja ekonomike në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2007 deri 2012-ën ishte e ulët krahasuar me atë të ekonomive të tjera të mëdha, përfshirë ShBA-në. Sipas politikave aktuale, rritja ekonomike për vitin 2030 pritet të jetë pozitive, por më tepër e moderuar – midis 1.2 për qind dhe 1.5 për qind në vit – shumë poshtë se sa në dekadën aktuale. Dy faktorë janë të lidhur ngushtë me këtë performancë nënmesatare: investime jashtëzakonisht të ulëta, vetëm 15 për qind të PBB-së, një fitim i ulët i paprecedent dhe i pamjaftueshëm i produktivitetit, 1.32 për qind krahasuar me 1.5 për qind në 1997. Niveli i ulët i rritjes do ta bëjë konsolidimin fiskal të vështirë: sipas parashikimeve të mësipërme, ulja e borxhit do të jetë e ngadaltë, nga 90 për qind e PBB-së evropiane në 2020-ën, në 80 për qind në 2030-ën.

Gjatë periudhës deri në 2030-ën, fillimisht (2014- 2020) ekonomitë e Bashkimit Evropian do të bashkohen drejtuar nga një bilanc pozitiv tregtar, duke rritur eksportet dhe rritjen e konsumit të shoqëruar me një rritje të moderuar të pagave. Gati pesë milionë vende pune do të krijohen gjatë kësaj periudhe. Më pas, nga 2020-ta në 2030-ën, rritja e kostove të pagave, së bashku me fitimet e ulëta të produktivitetit, mund të pengojnë konkurrencën e ekonomisë evropiane. 6.5 milionë vendet e punës të krijuara nuk do të jenë të mjaftueshme për të thithur shkallën shumë të lartë të papunësisë në vendet e Jugut. Punësimi industrial do të bie në 13 për qind të PBB-së në 2030-ën nëse rënia e konkurrencës vazhdon të vijojë. Niveli i ulët i rritjes ka të ngjarë të parandalojë krijimin e vendeve të punës aq shpejt sa të ulë shpejt papunësinë. Bazuar në parashikimet aktuale, papunësia do të bjerë në rreth 6.1 për qind, pas krijimit të 6.5 milionë vendeve të punës dhe një tkurrje të fuqisë punëtore gjatë dy dekadave midis 2010-ës dhe 2030-ës. Më përgjithësisht , niveli i ulët i rritjes do të testojë ashpër modelin e zhvillimit të Bashkimit Evropian, në një kontekst të plakjes së popullsisë dhe një rikuperimi të gjatë dhe të vështirë nga kriza. Që nga vitet 1950, jetëgjatësia është rritur me 15 vjet, një prirje që pritet të vazhdojë, ndërsa mosha e pensionit ka mbetur e qëndrueshme.

Ky fenomen i plakjes do të ndikojë gjithnjë e më shumë në fuqinë punëtore evropiane, e cila do të bie me 5.2 milionë nga 2020-ta në 2030-ën, një ulje prej 2 për qind, veçanërisht nëse nuk kompensohet nga politikat proaktive në favor të familjeve, imigracionit dhe inovacionit teknologjik (në dekadën 2000-2010, imigrimi përbënte 70 për qind të rritjes së fuqisë punëtore në BE). Në Bashkimin Evropian shpenzimet e pensioneve fillimisht do të bien me 0,1 për qind të PBB-së midis 2010-ës dhe 2020-ës dhe më pas do të rriten me 0,6 për qind midis 2020-ës dhe 2030-ës. Plakja do të çojë në një akumulim të konsiderueshëm të kursimeve që do të duhet të investohen në ekonominë evropiane dhe gjetkë. Për shkak të plakjes së popullsisë në shumicën e ekonomive në zhvillim, megjithatë, Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje të përfitojë plotësisht nga kursimet e tij duke investuar jashtë, siç bëri Japonia kur vendet në zhvillim po lulëzonin. Kjo situatë kërkon:

i) reformat strukturore për të rritur përfitimin e investimeve brenda ekonomisë evropiane, për të zhvilluar mundësi investimi kombëtare fitimprurëse;

ii) një partneritet të fortë ekonomik me partnerë të mëdhenj tregtarë, i cili do të përfshinte garanci të rëndësishme të investimeve të huaja direkt për kompanitë evropiane. Rritja e konsiderueshme e kërkesës dhe e shpenzimeve për shërbimet shëndetësore që sjell plakja do të duhet të përmbushet në këto rrethana të vështira. Kërkimi për një ekuilibër më të mirë midis pabarazisë, rishpërndarjes dhe rritjes do të vazhdojë të formësojë axhendën politike. Kjo se pabarazia minon progresin në shëndetësi dhe arsim, privon të varfrit nga aftësia për të qëndruar të shëndetshëm, minon akumulimin e kapitalit njerëzor për ekonominë, gjeneron paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike dhe në këtë mënyrë zvogëlon investimet, duke bërë më shumë të vështirë të arrihet konsensusi shoqëror i nevojshëm për të reaguar ndaj goditjeve dhe për të mbështetur rritjen. Kjo dëshmon se ka një fokusim drejt një vizioni të ri për vitin 2030.

Rritja pas krizës dhe një strategji e rimëkëmbjes për Bashkimin Evropian duhet të bazohet në një analizë të përbashkët të shkaqeve të krizës dhe në një ide se si të parandalohet që kjo të ndodhë përsëri. Është e domosdoshme të adoptohet një vizion më i gjerë i rritjes ekonomike, në vend që të mbështetemi vetëm në matjen e PBB-së. Mbi të gjitha, shërbime të tilla si arsimi, sigurimet shoqërore, shëndetësia dhe administrata publike përbëjnë rreth 50 për qind të PBB-së në vendet e Bashkimit Evropian. Rritja e cilësisë dhe produktivitetit mund të rezultojë në përfitim ekonomik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për shoqërinë në tërësi. Bashkimi Evropian duhet ta bëjë tregun e përbashkët një realitet duke tërhequr sektorin financiar në ekonominë reale, duke i dhënë përparësi ndërtimit të shoqërisë digjitale dhe rrjeteve transevropiane.

– Të rinjtë duhet të aftësohen, përmes trajnimit dhe inkurajimit, që të jenë në pozita për të përdorur sa më mirë mundësitë e reja dhe vendeve të punës që do të krijohen në ekonominë e rrjetit. Ekonomia e re mund të çojë gjithashtu në një rritje më të qëndrueshme, miqësore me mjedisin dhe me nivel sa më të ulët te gazrave te çliruar në atmosferë, nëse shfrytëzon të gjitha përfitimet e progresit shkencor dhe teknologjik. Kompanitë në përgjithësi do të jenë në gjendje të përfitojnë nga inovacioni dhe ndryshimi.

Me më shumë njerëz të ndihmuar nga teknologjitë dhe një mjedis më i favorshëm investimesh, përparimi shkencor mund të gjenerojë më shpejt produkte të reja dhe shërbime të reja, si dhe procese dhe praktika të reja në botën e biznesit dhe kujdesit shoqëror. Puna bashkëpunuese, burimet e hapura dhe inovacioni shoqëror në një numër të madh fushash mund të jenë komponentë të rëndësishëm të “ekosistemeve inovative” komplekse të së ardhmes.

Ekonomia ka nevoje për motorë rritjeje pa borxh. Kjo kërkon:

Aktivitetet bankare – Përmirësimi i situatës së bankave evropiane dhe zhvillimi i financimit të drejtpërdrejtë nga tregu do të luajë një rol themelor në sigurimin e disponueshmërisë së kapitalit për të cilin bizneset kanë nevojë. Kjo gjë do të luajë një rol të rëndësishëm në strategjinë e Bankës Qendrore Evropiane për të forcuar sistemin financiar të kontinentit dhe për të rritur rrjedhën e fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Investime publike dhe private – Një sistem bankar më i fortë duhet të ndihmojë në kontrollin dhe në fund të fundit të përmbysjes së rënies alarmante të investimeve nga kompanitë evropiane, aktualisht në një minimum prej 15 për qind të PBB-së. Perspektivat për rimëkëmbjen ekonomike duhet të nxiten nga një aleancë e investimeve publike dhe private që do të tërhiqnin kursime private, stimulonin krijimin e vendeve të punës dhe mbështesnin ekonominë evropiane të tregut social.

Produktiviteti – nxitësit kryesorë të rritjes do të jenë kërkesa ndërkombëtare, demografia dhe produktiviteti. Politikat aktuale për të nxitur rritjen e produktivitetit, veçanërisht përmes kërkimit dhe zhvillimit, kapitalit njerëzor (arsimimit) dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit, nuk do të jenë të mjaftueshme. Reformat strukturore, për të rritur konkurrencën dhe për të përmirësuar funksionimin e tregut të punës, do të nevojiten për të mbështetur politikat e njohurive. Sidoqoftë, problemi i potencialit të rritjes së produktivitetit në Evropë vazhdon të ekzistojë. Megjithëse komunikimet moderne elektronike dhe shërbimet në internet, duke përfshirë qeverisjen elektronike, janë të rëndësishme më vete, ato janë gjithashtu levat kryesore të rritjes dhe produktivitetit për ekonominë në tërësi.

Masa më e rëndësishme rikuperuese qëndron në futjen e shpejtë të tregut unik digjital, i kombinuar potencialisht me stimuj të përshtatshëm për përdoruesit e TIK dhe investimet në sektorin e TIK. Qëllimi i çdo kombinimi të politikës së re digjitale ka të ngjarë të jetë inkurajimi i rimëkëmbjes, transformimi digjital në sektorët komercialë dhe jotregtarë të ekonomisë. Sfida e kompletimit të rregullimit të tregut unik digjital do të jetë vendosja e një ekuilibri midis shqetësimeve për çështje të tilla si privatësia dhe siguria, duke mundësuar ndërkohë, një mjedis global të zhvillimit të TIK-ut konkurrues dhe të unifikuar në Evropë. Sa më shumë që përdorim teknologjitë digjitale, aq më të aftë dhe më të sigurt ndihemi.

Tregu unik evropian – Çdo strategji e rekomanduar për përmirësimin e performancës ekonomike të Evropës i referohet nevojës për përpjekje të mëtejshme për të kompletuar tregun e përbashkët unik, i cili është ende i paplotë. Eliminimi i pengesave të mbetura për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve do të ndihmonte në trefishimin e fitimeve të bëra tashmë gjatë 30 viteve të fundit, me një rritje të të ardhurave prej rreth 15 për qind dhe një dyfishim të tregtisë së brendshme të Bashkimit Evropian.

Fragmentimi i tregjeve financiare mund të vazhdojë të prishë tregun e përbashkët evropian. Nëse Bashkimi Bankar nuk zbatohet plotësisht, tregu ndërbankar do të mbetet i segmentuar dhe flukset e investimeve të Evropës Veri-Jug mund të rikuperohen shumë ngadalë, veçanërisht në prani të një kundërshtie të fortë.

Së fundmi, ekziston rreziku i vazhdimit të tensioneve mbi diagnozën dhe opsionet që do të miratohen për të zgjidhur përfundimisht krizën e borxhit publik. Gjithashtu, kriza e borxhit sovran ka nxjerrë në pah një numër mangësish dhe tashmë është bërë shumë për të korrigjuar shumicën e tyre, si për shembull, disiplina buxhetore është përfshirë më fort në legjislacionin evropian dhe kombëtar, është krijuar një “union banking” dhe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES), i cili tani ofron një kornizë për menaxhimin e aftësisë paguese dhe qëndrueshmërisë së një shteti anëtar.

Si fazë e fundit, sipas Komisionit Evropian, një “kornizë e qeverisjes ekonomike dhe fiskale me të vërtetë e integruar mund të lejojë gjithashtu një borxh publik te përbashkët, i cili do të përmirësonte funksionimin e tregjeve dhe zbatimin e politikës monetare”.