LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e zhvillimit të ‘botës së tretë’

Sfidat e zhvillimit të ‘botës së tretë’

Shumë nga ne mund të pyesim se çka janë vendet e botës së tretë, cilat janë ato dhe çfarë nënkuptojmë kur i referohemi atyre? Zakonisht kjo fjalë përdorët për t’i përshkruar vendet që janë në zhvillim e sipër. Mirëpo, kjo fjalë përdoret për t’i përshkruar vendet në zhvillim dhe të cilat nuk bëjnë pjesë në NATO, ta adaptojnë kapitalizmin apo të mos janë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Përgatiti: Arbrie Palushi


Vendet e zhvilluara i përshkruajnë ato shtetet të cilat janë pjesë apo të lidhura me NATO-në dhe kapitalizmit, ndërsa vendet e botës se dytë, janë ato vende të cilat kanë mbështetur Bashkimin Sovjetik dhe komunizmin.

Vendet e botës së tretë iu referohen shteteve që gjenden në kontinentin aziatik dhe afrikan, që nuk janë te lidhura as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as me Bashkimin Sovjetik. Tash që kjo e fundit nuk ekziston, termi për vendet e botës së tretë nuk konsiderohet i saktë. Këto vende të identifikuara si “botë e tretë”, karakterizohen si të varfra dhe të pa zhvilluara.

Në këto shtete, niveli i ulët i arsimit, infrastruktura e dobët, mungesa e higjienës dhe qasja e dobët në shëndetësi, nënkupton automatikisht që këto vende nuk i lidh asgjë me vendet e zhvilluara. Si rezultat i kësaj, termi “vendet e botës së tretë”, po mundohet të ndryshohet në “vendet në zhvillim”, por vendet të cilat janë të zhvilluara nuk janë pajtuar që ky emërtim të ndryshohet.

Edhe pse Venezuela është një vend kapitalist, Koreja e Veriut si vend komunist apo Arabia Saudite si vend i pasur, prapë se prapë përballen me shumë probleme sociale, ekonomike dhe politike.

Udhëheqja e dobët, korrupsioni, jostabiliteti politik, luftërat, analfabetizmi, tribalismi, sëmundje të ndryshme, infrastruktura e dobët, uria dhe varfëria janë problemet që përballen këto vende.

Kohë pas kohe dëgjojmë dhe lexojmë për planet ambicioze për stimulimin e këtyre vendeve, por, fatkeqësisht, kur të vjen koha për zbatimin e këtyre strategjive, qeveritë e këtyre vendeve ose stagnojnë në këto procese ose ndryshojnë mendje. Në fakt, premtimet e mira dhe të mëdha bëhen gjatë fushatave për zgjedhje, pasi të përfundon kjo, premtimet i përkasin të shkuarës.

Për dekada të shumta, korrupsioni është bërë një therrë, e të gjitha vendeve në zhvillim. Madje korrupsioni shikohet si “fantazmë”, që refuzon të zhduket. Nëse hedhim një sy statistikave për korrupsion të lëshuara nga shume organizata ndërkombëtare, vendet në zhvillim janë gjithmonë në fillim të listës.

Çdo regjion për të arritur dhe për t’u zhvilluar, autoritetet të cilat janë në pushtet duhet të tregojnë mbështetje. Për një mjedis më të mirë politikë, kjo konsiderohet dhe mbështetet nga të gjitha vendet e zhvilluara. Përveç që kjo i tërheqë investitorët e huaj, gjithashtu bënë që njerëzit e atij vendi të kenë më shume besim në qeverinë dhe udhëheqësin e tyre. Fatkeqësisht, vendet e botës së tretë, shpenzojnë një shumë të madhe parash dhe resurseve ne mendime politike se sa në fillimin e programeve zhvilluese.

Përderisa të gjitha vendet e zhvilluar i kanë shmangur luftat civile, vendet në zhvillim ende i përdorin ato për t’i rritur ambiciet politike. Madje, disa vende që një kohë të gjatë nuk kanë arritur të kenë paqe dhe harmoni. Mjerisht, kontinenti afrikan është në top listat e vende të cilat kanë qenë më të prekura nga luftat civile.

Edukimi i mirë është çelësi i zhvillimit të një vendi. Vendet të cilat kanë shkuar drejtë zhvillimit e kanë arritur këtë duke e bërë edukimin të detyrueshëm. Këto vende, gjithashtu, u siguruan se në krye të vendit do të jenë ata persona të cilët ishin më inteligjent dhe më të përshtatshëm. Sidoqoftë vendet të cilat janë duke u zhvilluar duhet ende të punojnë në procesin e edukimit. Shumë qytetare e shohin si ndikim nga vendet perëndimore. Gjithashtu, ende vendi duket që arsimit nuk i jep vëmendje të mjaftueshëm.

Tribalismi ose etniciteti është mjaft i përhapur tek këto vende. Këto grupe dëshirojnë dhe luftojnë që gjithmonë të dominojnë në ekonominë e atij vendi. Si pasojë e kësaj, ata do t’i plaçkitin të gjitha burimet dhe fitimet vetëm për të përfituar për fisin apo grupin e tyre. Kjo çon deri tek shpërndarja jo e barabartë e të mirave të përbashkëta.

Një tjetër problem i ngjashëm që kanë vendet në zhvillim dhe janë edhe përhapja e sëmundjeve, e sidomos në vendet e kontinentit aziatik dhe atij afrikan. Shumë para dhe energji është shpenzuar në luftimin e këtyre sëmundjeve në këto vende sesa në zhvillimin ekonomik.

Infrastruktura e vendeve në zhvillim të le shumë për të dëshiruar. Në fakt, shumica e këtyre vendeve, nuk kanë një rrjet të besueshëm të rrugëve, mungesë të sistemit të mirëfilltë komunikues dhe mekanizmat e transportit nuk janë kurrë të rregulluar. Kjo e bënë të pamundur, fillimin për zhvillimin e këtyre vendeve.

Zhvillimi mund të arrihet vetëm duke krijuar një shoqëri të shëndetshme. Një popullsi e cila është mirë e ushqyer dhe ka hyrje të duhur në shërbimet mjekësore, ajo popullsi do jetë në gjendje të zhvillohet dhe të funksionojë. E fatkeqësisht këto vende për të cilat po flasim janë shumë pak të prekura nga këto që i përmendem, përkundrazi mungesë të furnizimit më ushqim dhe shërbime të dobëta mjekësore.

Shumë vende të botës së tretë kanë ngecur, në vend se të ngrisin vendin e tyre, ato duhet të mbështetën në donacionet prej vendeve tjera të zhvilluara dhe për fat të keq shumica e udhëheqësve janë më shumë të interesuar duke kërkuar ndihmë prej vendeve tjera, se sa të mobilizohen vet për problemet që ballafaqohen njerëzit e shtetit të tij. /Telegrafi/