LAJMI I FUNDIT:

Sërish sulm ndaj ekipit të KEK-ut

Sërish sulm ndaj ekipit të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të premten, gjatë shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj dhe abuzues të energjisë elektrike në rrugën “Martirët e Kombit” në Mitrovicë, nga konsumatorët të cilët kanë qenë në urdhëresë për shkyçje është sulmuar fizikisht ekipi i shkyçjes, i përbërë nga Muharrem Muharremi dhe Naim Sejdiu.

“Pas një periudhe kohore në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës dhe sulmuesit në fjalë i është demoluar pika e furnizimit me energji elektrike dhe i është konfiskuar njehsori”.

Duke dënuar ashpër sulmin, menaxhmenti i KEK-ut ka kërkuar nga institucionet përkatëse shtetërore që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj personave që kanë shkaktuar incidentin në fjalë dhe në të njëjtën kohë të ofrojnë siguri maksimale për punonjësit e kompanisë në terren. /Telegrafi/