LAJMI I FUNDIT:

Sërish shkelet protokolli i shtetit, të tre krerët e shtetit në Bruksel

Sërish shkelet protokolli i shtetit, të tre krerët e shtetit në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, sërish kanë bërë shkelje të protokollit të shtetit, pasi të tre sot gjenden në Bruksel në një takim më përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

Sipas Ligjit për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës, kreu IV neni 4, parasheh se vizitat e personaliteteve kryesore si presidenti, kryetari i Kuvendit si dhe kryeministri, duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit dhe jo në të njëjtën kohë të udhëtojnë jashtë vendit.

“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Ligjin për Protokollin e Shtetit.


Në lidhje me këtë shkelje analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shkeljet e protokollit të shtetit tashmë janë kthyer në traditë për krerët e vendit.

Mushkolaj vlerëson se këto shkelje për ta nuk janë shumë brengosëse, por ajo çka është më e rëndësishme sipas tij është se kush duhet t’i ndëshkoj ata.

“Ata bëjnë çdo ditë shkelje shumë e shumë më të mëdha dhe nuk brengosen, e le më për protokoll të shtetit që ata nuk e respektojnë edhe në raste të tjera. Kjo tregon vetëm për qasjen që e kanë ndaj qeverisjes e mos të flasim për qasjen që e kanë ndaj protokollit të shtetit”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq, në Bruksel pos udhëheqësve të institucioneve më të larta shtetërore gjenden edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit, shkelin këtë ligj pasi kështu kanë bërë edhe me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, vitin e kaluar. Po ashtu ngjashëm ata kanë vepruar edhe në udhëtimin e tyre në SHBA, ku kanë marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori