LAJMI I FUNDIT:

Sërish rënie e çmimit të naftës

Sërish rënie e çmimit të naftës

Rënia e kërkesës për naftë dhe druajtjet nga paraqitja e recesionit afatgjatë kanë ndikuar në rënien e çmimit të naftës i cili të mërkurën është kontraktuar për 53 dollarë.

Nafta e lehtë e papërpunuar ka rënë në 53.30 dollarë për barel, rënie kjo që llogaritet të jetë më e ulta që nga janari i vitit 2007.

Ndërsa brenti në Londër ka rënë për 1.23 dollarë duke arritur në 50.61 dollarë për barel. /Telegrafi/