LAJMI I FUNDIT:

Seria e re e rrotave të Mercedesit (Foto)

Seria e re e rrotave të Mercedesit (Foto)

Mercedes-Benz ka prezantuar serinë e re të rrotave prej alumini për modelet e veta.

Prodhuesi gjerman thekson se në trend për verën e këtij viti janë rrotat e mëdha me detaje të imëta.

Theksohet se rrotat e reja jo vetëm që ndryshojnë pamjen e veturave, por edhe sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të sigurisë, transmeton Koha.net.


Shkurtimisht, modelet e Mercedesit të klasës C dhe GLA tani posedojnë një set të rrotave me diametër prej 18 dhe 19-inç (kjo vlen edhe për modelet e klasës A, CLA Shooting Brake dhe E).

Ndërkaq, modelet si GLE, S-Class, SL dhe V-Class tani në dispozicion kanë rrotat e reja me diametër prej 18 dhe 21-inç.

merc1 merc2 merc3 merc4