LAJMI I FUNDIT:

Sergio Ramos pritet ta vazhdojë karrierën në Amerikën e Jugut tek gjiganti argjentinas

Sergio Ramos pritet ta vazhdojë karrierën në Amerikën e Jugut tek gjiganti argjentinas

Sergio Ramos është bërë një emër në listën e dëshirave të gjigantit argjentinas Boca Juniors para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Mediat me bazë në Buenos Aires kanë raportuar se klubi po harton një strategji të transferimit dhe pritet që të kontaktojnë së shpejti me mbrojtësin veteran për ta diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi.

Ish-legjenda e Real Madridit ka qenë pa klub që nga korriku i këtij viti pasi ndërpreu bashkëpunimin me Sevillan.


Përkundër një sezoni të komplikuar të Sevillas të cilët ndërruan tre trajnerë, Ramos ishte një prej lojtarëve më të dalluar në skuadër.

Ekipi i tij Sevilla u eliminua në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, aty ku arritën të fitojnë vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Ata gjithashtu përfunduan në pozitën e 14-të në kampionatin spanjoll teksa nuk arritën të kalojnë përtej çerekfinales së Kupës së Mbretit, ku u eliminuan me rezultat 3-1 nga Atletico Madridi.

Me Kupën e Botës për Klube 2025 në horizont verën e ardhshme, presidenti i Boca Juniors, Juan Roman Riquelme është i emocionuar për të pasur në ekip dy legjenda si Edinson Cavani dhe Sergio Ramos.

Ramos sidoqoftë do të duhej të pranonte nje ulje të madhe të pagës në krahasim me atë që ka fituar tek Sevilla për ta lehtësuar transferimin e tij atje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori