LAJMI I FUNDIT:

Serbia i bllokon maunet e naftarëve të Kosovës

Serbia i bllokon maunet e naftarëve të Kosovës

Nga 27 gushti i këtij viti, Serbia ka bllokuar kalimin e kufirit për kamionët, cisternat e naftarëve të Kosovës. Kjo për shkak se nuk po i njohin certifikatat për transport të mallrave të rrezikshme.

Asnjë maune me targa RKS nuk është lejuar të kaloi kufirin e Serbisë, ndërsa nga Serbia në Kosovë futën rreth 60 kamionë/cisterna në ditë.

Ky skandal po mundohet të mbahet i mbyllur nga institucionet e Kosovës, i kanë thënë portalit INFOKUSI pronarët e kompanive që merren me derivate të naftës.


Sipas tyre, deri sot nuk është ndërmarrë asnjë masë edhe pse janë të njoftuar të gjithë ministrat dhe vetë kryeministri, Isa Mustafa.

Pronari i kompanisë “Racional Commerce”, Ramadan Maloku, sot ka paralajmëruar së do t’i nxjerrë cisternat e tij në kufi dhe do të protestoj deri sa të filloi respektimi i marrëveshjes së Brukselit.

Menjëherë pas këtij paralajmërimi e kanë thirrur në takim, Ministrja për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Maloku ka thënë për Infokusi së me kohë kanë qenë të njoftuar ministrja Edita Tahiri, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Sefet Gerxhaliu dhe kabineti i kryeministrit, Isa Mustafa.

”Asnjëri nga ta nuk ka bërë asgjë. Nga Serbia në Kosovë futën rreth 60 maune, cisterrna në ditë, ndërsa kompanive tona nuk u lejohet të kalojnë kufirin e Serbisë. Kamionët me janë bllokuar në Serbi dhe në Kosovë. Sot kam paralajmëruar që do t’i nxjerr kamionët në rrugë dhe do të protestoi deri të zhbllokohet kjo situatë dhe të kërkohet nga institucionet tona që të respektohet marrëveshja e Brukselit, ose të bllokohen edhe nga ana jonë kamionët që hyjnë nga Serbia. Menjëherë me kanë thirrur në takim Edita Tahiri dhe ministri Lutfi Zharku”, ka thënë për portalin INFOKUSI pronari i kompanisë “Racional Commerce”, Ramadan Maloku.

Ai thotë se kjo bllokadë i ka shkaktuar humbje mbi 100.000 euro kompanisë së tij, e po ashtu ka humbur edhe buxheti i shtetit dhe po tolerohet fitim i kompanive serbe në kurriz të atyre kosovare.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për portalin INFOKUSI së ky shqetësim i kompanive që merren me transportin e derivateve të naftës është ngritur disa herë në shoqatë. Por sipas tij ata nuk po mund të bëjnë asgjë me shumë. “E kemi njoftuar me një shkresë zyrtare kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ministren Edita Tahiri, lidhur me këtë bllokadë dhe kemi kërkuar nga ta që të merren masa. Ndryshe nëse vazhdon kjo bllokadë nga ana e Serbisë duhet të merren masa të reciprocitetit edhe nga ana e Kosovës. Ne do të presim deri në janar dhe pas janarit, nëse nuk ndryshon diçka jemi të detyruar të marrim hapa të tjerë, për shkak së kjo situatë nuk tolerohet, sepse po u shkakton humbje të mëdha kompanive kosovare dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Berjani. /Infokusi.com/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori