Serbia duhet të zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën përmes një dokumenti obligues ligjor, i cili është thelbësor për stabilitetin e gjithë rajonit dhe perspektivën evropiane, shkruan gazeta kroate “Jutarnji list”, duke iu referuar një dokumenti të besueshëm, të cilin Komisioni Evropian duhet ta miratojë së shpejti, në të cilin përmendet edhe anëtarësimi i Serbisë në BE.
Në dokument përmenden edhe hapat për përfundimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025.
Sipas gazetës, deri në fund të vitit 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të fokusohen në përmbushjen e masave kalimtare nga sektori i sundimit të ligjit.
Serbia ka madje 50 sish, ndërsa pasi të konfirmohet përmbushja e tyre, BE do të caktojë masat për mbylljen e këtij kapitulli, transmeton KosovaPress.
Përveç kësaj, deri në fund të vitit Serbia duhet të përmbushë edhe masat kalimtare nga kapitulli 35, edhe pse quhet formalisht “çështje tjetër”, përmban kushtin për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.
Sipas gazetës kroate, BE si kusht do të vendosë zgjidhjen e çështjeve të hapura për kufijtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, por edhe Kroacisë dhe Malit të Zi. Kjo çështje duhet zgjidhur deri në vitin 2023 dhe ajo është kusht që Mali i Zi dhe Serbia deri atëherë të përmbyllin bisedimet për anëtarësim në BE dhe të bëhen vende të plota anëtare deri në fund të vitit 2025.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!