LAJMI I FUNDIT:

Serbët, të painteresuar për operator të ri energjetik

Serbët, të painteresuar për operator të ri energjetik

Serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar për operatorin e ri energjetik në Kosovë, ashtu edhe si e parashikon Marrëveshja për Energjinë e arritur së fundmi në Bruksel. Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë për “Zërin” se dy kompanitë serbe është dashur të aplikojnë menjëherë pas konkluzioneve të Marrëveshjes së 25 gushtit.

Por që, sipas saj, një gjë e tillë ende nuk është bërë nga ana e shtetit fqinj. “Këto kompani janë të reja. Pritet të aplikojmë pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Republikën e Kosovës, por deri më tani nuk kanë aplikuar janë në vonesë. Marrëveshja thotë se pas nënshkrimit të konkluzioneve më 25 gusht është dashur të aplikojnë, ende nuk kanë aplikuar.

Natyrisht, aplikimi i tyre duhet të jetë në bazë të ligjeve të Kosovës. Sipas marrëveshjes, duhet të kenë licencim nga ana e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, licencim për veprimtari tregtare dhe për furnizim me energji. Kompanitë që do të operojnë në Kosovë do të themelohen dhe regjistrohen në Kosovë”, ka thënë ajo. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori