LAJMI I FUNDIT:

Senati jep 350 miliardë dollarët e kërkuar nga Obama

Senati jep 350 miliardë dollarët e kërkuar nga Obama

Senati amerikan miratoi dje kërkesën e Presidentit të zgjedhur Barak Obama për një fond prej 350 miliardë dollarësh, për t'u ardhur në ndihmë bankave dhe pronarëve që rrezikojnë t'i humbin shtëpitë. Senati votoi 52 vota pro dhe 42 kundër për planin. Kjo masë pritet të hidhet në votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Këshilltari ekonomik i zotit Obama, Lerri Samers u përpoq t’i risigurojë ligjëvënsit, se administrata e Obamës do t’i shfrytëzojë fondet me mençuri, duke përdorur disa prej tyre për të ndihmuar pronarët e shtëpive që nuk janë në gjendje të paguajnë kredinë e bankës./woa/