LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan konfirmon Kavanaugh në Gjykatën e Lartë

Senati amerikan konfirmon Kavanaugh në Gjykatën e Lartë

Senati amerikan votoi 50 me 48 vota në favor të zgjedhjes së gjykatësit Brett Kavanaugh në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, pas një periudhe debatesh të ashpra rreth kandidaturës së tij

Procesi i konfirmimit të Kavanaugh u zvarrit gjatë për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga tre gra për sjellje të pahijshme seksuale. FBI-ja bëri një hetim, por raporti i saj për të parë nëse akuzat kanë patur ndonjë bazë është pritur me reagime kryesisht në linja partiake.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, tha se “dita e sotme ishte historike derisa shumica votoi për të dërguar një zë të ri në Gjykatën e Lartë, i cili do të mbështesë vizionin e përjetshëm të themeluesve të Amerikës”.


Kavanaugh do të zëvendësojë gjyqtarin Anthony Kennedy, i cili doli në pension si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Një tjetër ish-anëtar i kësaj gjykate John Paul Stevens, fillimisht ishte mbështetës i zotit Kavanaugh, por tani thotë se kandidati nuk e meriton të jetë në Gjykatën e Lartë.

John Paul Stevens i tha një audience pensionistësh në Boca Raton të shtetit Florida, se nuk mendon që Kavanaugh ka temperamentin e duhur për këtë punë, duke përmendur tonin agresiv që kandidati përdori kur po pyetej nga senatorët, gjatë dëshmisë rreth akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara Gjykata e Lartë shihet si një institucion mjaft i respektuar dhe me rëndësi të madhe kombëtare pasi ajo merr vendime në interpretim të Kushtetutës që mund të kenë ndikime për një brez të tërë amerikanësh.

Analistët thonë se gjykatësi Kavanaugh, që u kandidua ga presidenti, Donald Trump, do t’u sigurojë konservatorëve shumicën 5 me 4 në Gjykatën e Lartë. Mandati i përjetshëm do të thotë që 53 vjeçari Kavanaugh, mund të shërbejë për dekada. /VOA /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori