LAJMI I FUNDIT:

Sëmundja e sheqerit (diabeti)

Sëmundja e sheqerit (diabeti)

Kjo sëmundje karakterizohet me rritjen e sasisë së sheqerit (glukozës) në gjak. I sëmuri gjithsesi duhet të këshillohet me mjekun specialist për diabetik, sepse shkaktuesit e kësaj sëmundje janë të ndryshëm.

Përgatiti: Idriz Ulaj

Nga sëmundjet e sheqerit çdo ditë lëngojnë shumë njerëz. Kundër kësaj sëmundje sot ende nuk ka ilaç efikas, sepse vërtet kjo nuk është sëmundje. Në të vërtetë, i sëmurë është pankreasi (gjëndra e barkut), sepse nuk prodhon insulinë të mjaftueshme e cila është e nevojshme si hormon gjëndrës së pankreasit dhe e cila udhëheq me ndërrimin e sheqerit në organizëm. Te sëmurit nga sheqeri duhet të marrin ushqim që ka mjaft insulinë dhe për të pirë çaje që ndikojnë në ndërrimin e hidratit karbonik dhe që forcon hormonet e gjëndrave të pankreasit, sepse ai duhet të prodhojë insulinën, e mu për shkak të pakësimit të insulinës paraqitet sëmundja e sheqerit.

Për t’u përmirësuar pankreasi (gjëndra e barkut) duhet ngrënë sa më shumë bishtaja (ma hun a) të reja gjatë sezonit të tyre (të përgatitura më shumë në avull në enë të mbyllur, të cilën sot e kanë shumica e familjeve). Në pranverë duhet ngrënë sa është e mundshme fletë të purqarkut mjekësor (Nasturtium officinale) – në formë sallate, me vaj dhe me lëng limoni. Pastaj pihet çaji prej bungut, fletëve të hithrës së re ( në formë spinaqi, i zier në lëng të vet) dhe fletëve të boronicave. Shfrytëzohen sidomos lëvozhgat e fasules së re në alkoolaturë, 96 % të fortë, 1: 10 ose, si çaj, 1 lugë në 3 dl ujë zihet 4-6 minuta. Shumë njerëz janë shëruar plotësisht me këtë ilaç. Po ashtu, janë të mira edhe kokrrat e elbit. Të gjitha këto mund të përdoren në trajta të ndryshme: si çaj, alkoolaturë, lëng dhe pluhur.

* Merren në (pjesë të barabarta) lulja e balsamit (kantarioni), gëzhoja e bishtajave, gjethet e dudit të zi dhe të gjitha përzihen mirë. Nga kjo përgatitet çaj i: 1 lugë përzierje zihet 3 minuta në 3 dl ujë, lihet 10-15 minuta mbuluar, kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para ushqimit.

*Merren 2 limona të vegjël, 1 filxhan gjethe të reja (të grira) të selinos dhe II ujë të ftohtë. Qiten në mikser dhe përfitohet lëngu. Pastaj i shtohet mjalti ose sheqeri (i vrugët), sipas shijes, por në sasi të vogël. Merret sipas nevojës dhe më së pakut 2 herë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori