LAJMI I FUNDIT:

Seminar për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore

Seminar për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore

Në Qendrën e Telemjekësisë në Prishtinë (QTM) të hënën do të fillojë seminari për metodologjinë në hulumtimet biomjekësore, i organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) në partneritet me Universitetin e Bordeaux të Francës, dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt.

Seminari, i përkrahur nga Ambasada franceze, është pjesë e bashkëpunimit në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ambasadës Franceze që nga viti 2009, që përfshinë ndihmën teknike, materiale dhe financiare për realizimin e projekteve të shëndetësisë publike, po ashtu edhe kurse të gjuhës frënge për kuadrin.

Në hapje të këtij seminari, të pranishëm në seminar do të jenë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, Sekretari i përgjithshëm në MSH, Ilir Tolaj, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, si dhe drejtues të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ISPED (Instituti i Shëndetësisë Publike, Epidemiologjisë dhe i Zhvillimit të Universitetit të Bordeaux). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori