LAJMI I FUNDIT:

Semafori i LDD-së ende pa ngjyra rreth koalicioneve

Semafori i LDD-së ende pa ngjyra rreth koalicioneve

Lidhja Demokratike e Dardanisë ende nuk ka marrë ndonjë vendim për futje në ndonjë koalicion për formimin e qeverisë së vendit sepse deri më tash nuk ka pasur ofertë zyrtare nga ndonjë parti politike. Kështu ka thënë sot, nënkryetari i kësaj partie, Berim Ramosaj.

“LDD-ja nuk ka vendosur vija të kuqe apo të gjelbra për komunikim me ndonjë subjekt politik, por LDD-ja është hapur për koalicione, por nuk i takon LDD-së që t’i ofrojë dikujt koalicion, pasi që kjo i takon fituesit të zgjedhjeve”, ka thënë Ramosaj, në një takim të mbajtur me krerët e degëve të LDD-së.

Sipas Ramosajt, LDD-ja do të hynte në ndonjë koalicion eventual me ndonjë parti mbi bazën e ideologjisë dhe programit partiak.

Ndërkaq, kryetari i LDD-së akademik Nexhat Daci, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes nga provokimet e mundshme që mund të bëhen në këto momente vendimtare për të ardhmen e vendit tonë.


Akademik Daci ka shprehur bindjen e tij se Kosova po shkon drejt pavarësisë së saj dhe ka falënderuar KFOR-in për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të siguruar popullin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori