Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), mbështetur nga aktiviteti i USAID-it “Drejtësia Vlen”, ku është diskutuar rreth sfidave që janë identifikuar nga ANJF, në veçanti gjatë periudhës së fundit në raport me situatën e krijuar nga masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19.
Selimi gjatë këtij takimi tha se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është institucion i rëndësishëm përmes së cilit qytetarët sigurojnë qasje efikase në sistemin e drejtësisë dhe shërbime juridike falas.
“Mbrojtja juridike falas është e domosdoshme për grupet e ndjeshme dhe të margjinalizuara, të cilat mund të këshillohen apo të shikojnë se si të kenë barazinë e palës brenda procesit”, tha ministri Selimi.
Sipas tij, qasja në drejtësi është një nga prioritetet e planit të tij qeverisës.
“Qasja në drejtësi për ne ende është një çështje në të cilën duhet të punojmë, qoftë për shkak të stigmatizimit social, të pengesave gjeografike apo çështjeve tjera të cilat pengojnë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në drejtësi në mënyrë të barabartë”, deklaroi ministri Selimi.
Ai më tej shtoi se është e rëndësishme të avancohet infrastruktura ligjore për çka falënderoi GIZ-in dhe USAID-in për ndihmë, ndërsa potencoi që krahas kësaj e rëndësishme është edhe infrastruktura institucionale.
“Në qoftë se një person në nevojë nuk mund t’i qaset drejtësisë, atëherë drejtësia duhet t’i ketë mekanizmat që të jetë e qasshme për të, jo për shkaqe humanitare, por për shkaqe të sjelljes së domosdoshme të drejtësisë në vendin e vet. Është shumë e rëndësishme që ANJF t’i ketë kushtet e mira, si ato kadrovike, logjistike, por edhe të dijes dhe kapacitetit juridik, që të ofrojë shërbimet për ndihmë juridike falas”, tha ministri Selimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës