LAJMI I FUNDIT:

Selimi: 20 milionë euro do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Selimi: 20 milionë euro do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është deklaruar sot për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Selimi thotë se buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja është paraparë me buxhetin e ministrisë.

Ai tha se janë 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve. Prej tyre 7 milionë janë ndarë me amendamentin në Kuvendin e Kosovës gjatë rishikimit buxhetor, ndërsa 13 milionë thotë se janë në buxhetin rezervë.


Themelohet Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”
Lexo po ashtu Themelohet Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”

“Ne e kemi buxhetin e caktuar të Ministrisë së Drejtësisë, buxhet i cili ka të bëjë me divizionin për mbrojtën e të akuzuarve potencial është një detyrë e jona që na obligon ligji dhe është ligji që merret me mbrojtjen e të akuzuarve potencialë. Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që tregojnë si ndahen ato fonde. Janë publike. Ne kemi 7 milionë euro që janë ndarë me amendamentimin në Kuvend gjatë rishikimit buxhetor dhe 13 milionë euro që janë në buxhetin rezervë. Krejt i kemi 20 milionë euro që do të shfrytëzohen për mbrojtjen e të akuzuarve”, tregoi Selimi në konferencën që ishte thirrur të lansoj projektligjin e ri për parandalimin e korrupsionit.

Ai ka treguar edhe si do të ndahen këto para për mbrojtjen, raporton KP.

“Janë të klasifikuara për shkak që ky klasifikim është bërë më herët që të ruhet konfidencialiteti mes avokati dhe klientit. Ne kemi pranuar disa kërkesa, këto kërkesa do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë pasi që deri tash kemi pritur verifikimin e AKI-së të zyrtarëve që do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashtë që ata të kenë nivelin e verifikimit sekret. Javën e kaluar AKI e ka përfunduar verifikim dhe kemi tash certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhënë nga AKI. Grupi do të mblidhet shpejtë dhe do ta shqyrtojë çdo kërkesë…ato dokumente do të shqyrtohet pikë së pari se a plotësohen kushtet, a janë dokumente të kompletuara pastaj do të shqyrtohet shuma e kërkuar dhe shuma e kërkuar gjithashtu rregullohet me norma të veçanta se cila do të jetë për çdo kërkesë dhe pasi të kalohet kjo pjesë procedurale pastaj do të bëjmë transferimin e parave”, deklaroi Selimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori