LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 50 armë dhe municion në Prizren

Sekuestrohen 50 armë dhe municion në Prizren

Policia e Kosovës në Suharekë më datën 17 shtator, gjatë zbatimit të urdhëresës për kontroll, ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë të tipit pistoletë EKOL Special 99, të kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një fishek i kalibrit 6.35 mm.

“Arma në pronësi ilegale ishte në posedim të shtetasit F. A. i lindur në vitin 1997 dhe pas sekuestrimit i njëjti është duke u proceduar në hetime sipas procedurës së rregullt.

Duhet theksuar se Policia rajonale në Prizren gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve dhe informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, gjithsej në ‘sezonin veror 2019’ ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.


Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit që të “festohet më zemër e jo me armë”.

Policia rajonale në Prizren gjatë realizimit të planit operativ ka vepruar dhe ka zbatuar ligjin në të gjitha rastet ku është raportuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha rastet e raportuara janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe rastet janë proceduar tek organi hetues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori