LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë

Sejdiu: Pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë

"Kosova e ka thënë shumë qartë se pavarësia e saj është e panegociueshme dhe nuk do të negociohet. Nuk kemi koncept tjetër, nuk kemi alternativë. Kosova e ka thënë shumë qartë se tokën e Kosovës nuk do ta hedhë në pazar. Kosova është e përkushtuar që të zbatojë atë projekt me të cilin është zotuar në Kuvendin e Kosovës", ka deklaruar ndër të tjera sot presidenti, Fatmir Sejdiu, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Dardania.

Sejdiu tha se pavarësisht tendencave të vazhdueshme të Serbisë për ta komprometuar procesin e zgjidhjes së statusit, Kosova nuk do të lejojë ndërprerje të procesit dhe se nuk ka koncept tjetër përveç pavarësisë së saj.

Ai tha se pavarësisht preferencave të Serbisë për ta kompromituar procesin e statusit, Kosova do ta respektojë agjendën ndërkombëtare dhe do të finalizojë atë me pavarësinë e saj, duke e cilësuar atë si fakt të kryer.

Procesi i bisedimeve me Serbinë, theksoi ai, nuk është amnisti e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë për shumë dekada e sidomos në luftën e fundit. Por ai tha se është i rëndësishëm pajtimi qytetar i cili është pjesë e vizionit të Kosovës. Ai përmendi edhe tendencat e shumë formacioneve e sidomos të atyre që vijnë nga Serbia për ta destabilizuar situatën në Kosovë.


Presidenti Sejdiu tërhoqi vërejtjen se qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien viktimë e këtyre grupeve duke thënë se "Kosova do të jetë faktor stabiliteti në rajon".

Në fund të kësaj ligjërate, presidenti Sejdiu iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të studentëve të cilat kishin të bënin me perspektiven e Kosovës pas statusit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për investimet e huaja në Kosovë. /qik/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori